Sunday, April 28, 2024

Vllaznia rifillon stërvitjen, por mendjen e ka tek merkato. Drejtuesit kanë piketuar emrat, për afrime dhe largime

Lexo

Që pas ndeshjes me Teutën e Durrësit, e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” dhe e fituar nga Vllaznia 4-0, kuqeblutë kanë qënë pushim. Rikthimi në proçesin stërvitor ka qënë sot me seancën e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” nën dretimin e përgatitësit atletik, bullgarit Mihail Tzokov dhe do të vijojë edhe në dy ditët e ardhshme, të mërkurën dhe të enjten. Më pas klubi ka lënë pushim skuadrën për datat festive të ndërrimit të viteve, për tu rikthyer në stërvitje me datë 2 janar.

Ndërkohë, në kupolën drejtuese të klubit, presidenti Alban Xhaferi së bashku me stafin teknik të Vllaznisë vijojnë punën e tyre në drejtim të një riorganizimi të skuadrës për periudhën në vazhdim.

Nga sa është bërë e ditur, pjesa e parë e sezonit nuk është se ka shkuar sipas planeve të drejtuesve. Që do të thotë se skuadra ka pasur luhatje jo të vogla në paraqitjet e saj, dhe për këtë stafi teknik së bashku me drejtuesit po mendojnë një riorganizim të brendshëm.

Kështu, është menduar që skuadra të përforcohet me elementët e nevojshëm, ku më së shumtmi, fillimisht, fokusi ka qënë reparti i sulmit, por gjatë përiudhës së fundit, problematike është shfaqur situata në repartin e prapavijës, sidomos me dëmtimet dhe mungesat e gjata në fushë për dy qëndrat e mbrojtjes, Bulatoviç dhe Juriç.

Pikërisht, për këto dy pozicione, sulm dhe mbrojtje, janë piketuar emrat konkretë, me të cilët kanë nisur prej ditësh edhe bisedimet. Ndonëse zyrtarisht nuk konfirmohet, por nga burime brenda klubit kuqebu, për repartin e sulmit dy emrat më të lakuar janë futbollistët shkodranë, Erald Çinari dhe Rubin Hebaj, që të dy prodhim puro i klubit kuqeblu.

Çinari ka qënë pjesë e kampionatit turk dhe Hebaj kontigjent i Teutës së Durrësit në Superioren shqiptare. Duke qënë se që të dy i kanë mbyllur kontratat e tyre me klubet përkatëse, drejtuesit e Vllaznisë i shikojnë si alternative serioze për tu veshur kuqeblu.

Ndërkohë, sa i takon prapavijës, emri më i lakuar deri më tash është ai i portugezit, Tiago Ferriera, futbollist ky që në pjesën e parë të sezonit luajti për skuadrën verilindore të Kukësit, por që tashmë është i lirë pas prishjes së kontratës me drejtuesit e Kukësit.

Për momentin, këto janë alternativat e para në lidhje afrimet e reja në klubin kuqeblu. Por, përpos afrimeve, Vllaznia po mendon të ketë edhe largime. Në këtë mes, më i lakuari është shqiptari me banim në Tuz, Kristian Vulaj, firmosja e të cilit me kuqblutë në fillim të sezonit u prit me shumë bujë, edhe për vlerat që ai kishte shfaqur në kampionatin malazez duke qënë edhe pjesë e kombëtares së këtij shteti. Por, nga sa është parë, mes Vulajt dhe trajnerit Josa, diçka nuk shkon, përderi sa tekniku nuk e preferon ta ketë në skuadër. Gjithnjë për largimet, në listë thuhet se janë edhe sulmuesit Aralica dhe Kaina, si dhe mesfushori Heriç.

Duke qëndruar tek largimet, pjesë e listës që kanë projektuar drejtuesit janë edhe disa të rinjë të ardhur nga Akademia e Futbollit Vllaznia, të cilët për mungesë hapësire në skuadrën e parë, po shikohet mundësia për huazim në skuadra të tjera me qëllim që të marrin minutat e duhura.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img