Milan-i nisi me këmbën e mbarë 2023 duke mundur 2-1 në transfertë ekipin e Salernitana-s. Pjesa e parë në stadiumin “Arechi” ishte e gjitha për kuqezinjtë, të cilët gjetën dy herë golin me Leao-n (10’) dhe Tonali-n (15’). Në fraksionin e dytë vendasit u rifutën në ndeshje shumë vonë falë një goli të shënuar 7 minuta nga fundi i kohës së rregullt nga Bonazzoli.
Në fund të ndeshjes Stefano Pioli i pyetur rreth së ardhmes të Leao-s përfitoi nga rasti për të bindur lojtarin të qëndrojë në “San Siro”. “Ashtu siç i kam thënë çdo ditë po e përsëris edhe sot. Leao duhet të qëndrojë këtu me ne pasi ka ende për të mësuar. Ai nuk është rritur ende prandaj është në të mirën e tij nëse vazhdon të vishet kuqezi”, tha Pioli. Mes të tjerash trajneri i Milan pranoi se humbja përballë PSV-së i kishte treguar shumë mangësi mbi ekipin në këtë vit të ri. “Mendoj se humbja e fundit më tregoi diçka më shumë mbi ekipin. Në ditët që patëm në dispozicion u munduam të përmirësoheshim dhe ja ku jemi këtu sot”, komentoi i kënaqur 57-vjeçari.
Në 7 sezonet e fundit Milani ka fituar 6 ndeshjet e para të vitit kalendarit. Milani ka fituar në të 6 takimetg e Serise A kur ka shënuar Tonali. Herën e fundit Leao kishte shënuar në dy takime radhazi në shtator të 2021-it. Bonazzoli është i vetmi lojtar i Salernitana-s që i ka shënuar më shumë se një gol Milan-it në Serie A.