Monday, January 19, 2026

Abissnet Superiore-Sot, dy duelet e fundit të javës së 16-të, Egnatia-Erzeni dhe Teuta-Kastrioti

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kategoria Superiore e futbollit shqiptar luan sot dy duelet e fundit të javës së 16-të. Do të jenë dy ndeshje shumë të rëndësishme, në të cilat, nisur nga pozitat në renditje, skuadrat luftojnë për zonën europiane dhe për mbijetesë në Superiore.

Për Europën luhet në stadiumin e Rrogozhinës, me sfidën mes Egnatias vendase dhe Erzenit mysafir duke filluar nga ora 13:00. Skuadra këto, që respektivisht renditen në vendin e katërt dhe të pestë, me 24 dhe 22 pikë.

Ndërkohë, dueli tjetër mes Teutës vendase dhe Kastriotit mysafir do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” duke filluar nga ora 16:00. Durrsakët e drejtuar nga shkodrani Edi Martini janë të fundit në renditje me vetëm 14 pikë, ndërkohë që krutanët e Kastriotit, aktualisht gjenden në vendin e shtatë me 18 pikë. Për Teutën, fitorja është detyrim, pasi në rast të kundërt, rreziku për rënien nga Superliga bëhet edhe më prezente se kurrë.

Java e 16-të e kategorisë Superiore nisi ditën e djeshme me tre duele interesante, mes të cilave ajo Partizani-Vllaznia që u fitua nga kuqeblutë me rezultain 1-2 dhuroi spektakël. Ndërkohë, dy takimet e tjera të ditës së djeshme, Bylisi barazoi në Ballsh 0-0 me Kukësin, ndërsa që Tirana rrëmben tre pikë shumë të rëndësishme në transfertë me Laçin

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Tirana ndalet sërish, Adeloje shpëton Vorën në minutat e fundit

Vora-Tirana 1-1(Adeloje 81/Ndong 51) Vora:Harizaj,Zuna,Repaj,Shehi,Vrapi,Tabaku(Daka 65),Dalipi(Adeloje 74),Barjamaj,Bardhi(Kasalla 65),Ruzgis(Felipe 65),Geci(Prenga 74) Trajner:Eldiano Topi Tirana:Tafas,Vera,Lleshi,Kortes,Ndong,Myslovic,Silva,Alvarez,Tabeku,Ernest,Xhixha(Haxhiu 69) Trajner:Ardian Nuhiu Gjyqtarë:Dorjan Maletaj(Tropojë),Xhuljan Rroshi(Divjakë),Jetmir Podgorica(Shkodër),Klodian Prenga(Laç) Var:Indrit...
- Advertisement -spot_img