Tuesday, November 26, 2024

Lorenc Trashi lojtar i lirë, mbyll aventurën me skuadrën e Al Qadsias

Lexo

Lorenc Trashi është rikthyer në Shqipëri pas një aventurë në Kuvajt. Mbrojtësi i njohur mbylli aventurën me skuadrën e Al Qadsias për të qenë tashmë futbollist i lirë. Por, për të prishur marrëveshjen ka pasur negociata mes palëve.Kontrata ishte e vlefshme dhe për 18 muaj dhe gramshioti ka dashur që t’i qëndronin deri në fund korrekt asaj që kishin firmosur.

Por, të njëjtat burime tregojnë se mëngjërashit i kanë kaluar menjëherë në llogari 200 mijë euro. Në këtë mënyrë ai është bindur që t’i japë fund bashkëpunimit në Kuvajt. Pritet me interes të shihet se cila do të jetë e ardhmja e tij.

Në Shqipëri ka deklaruar se do të luajë veç me Partizanin. Reparti i prapavijës së kuqe duket i mbipopulluar dhe me gjasë aventura e 30-vjeçarit mund të jetë në Superligën e Kosovës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img