Laçi mori një fitore bindëse 4-1 përballë Kastriotit në takimin e javës së 18-të të Abissnet Superiore. Skuadra kurbinase e dominoi kundërshtarin që në fillim, duke e zhbllokuar rezultatin me Vasil Shkurtajn që në minutën e 16-të. Pa kaluar ende gjysmë ore lojë, erdhi edhe goli i 2-0, i realizuar nga Spahiu.
Pjesa e dytë do të niste e vrullshme për vendasit që do të shënonin golin e tretë me anë të Adeleke në minutën e 48-të. Edhe pse kurbiasit në avantazh të trefishtë përsëri tentonin të thellonin shifrta, rastet ishin sa nga njëra portë në tjetën. Golin e nderit për miqtë e shënoi Joan Çela në minutën e 81-të. Vendasit arritën të shënonin në minutën e 92’të, kur Geci do të çonte shifrta 4-1.
Laçi rikthehet te fitorja pas tri humbjeve radhazi, ndërsa Kastrioti me këtë disfatë zhytet në vendin e tetë, pasi u parakalua nga Bylisi.