Kategoria Superiore e futbollit shqiptar luan këtë fillim javë ndeshjet e javës së 20-të. Sipas kalendarit të Federatës Shqiptare të Futbollit, ato janë të ndara në dy ditë, të hënën dhe të martën.
Sot, luhen dy ndeshjet e para, Egnatia-Tirana dhe Partizani-Laçi. Sfida e parë, që do të luhet në stadiumin “Arena Egnatia”, ajo mes Egnatias vendase dhe Tiranës mysafire, nisë në orën 13:00, në një duel që nisur nga pozitat e skuadrave në tabelën e klasifikimit, vlen për zonën europiane.
Ndërkohë, përballja tjetër, ajo Partizani-Laçi e rezervuar të luhet në stadiumin e ri të klubit Partizani, nisë në orën 19:00. Edhe këtu, ashtu si edhe në çiftin e parë, skuadrat në fjalë lujftojnë për një vend në Europë.
Në orën 13:00, Egnatia pret Tiranën. Rrogozhinasit kërkojnë të rikthehen te fitorja dhe mos të humbasin më shumë terren në garën për Europën. Nga ana tjetër, bardheblutë duan të lënë pas atë disfatë me Kukësin javën e kaluar dhe të ruajë kreun e renditjes.
Tre takimet e tjera të javës së 20-të të Abissnet Superiore, Kastrioti-Erzeni, Teuta-Bylis dhe Vllaznia-Kukësi, luhen nesër. Ndeshja e parë, ajo që luhet në kamzë, mes Kastriotit dhe Erzenit fillon në orën 13:00, e dyta, Teuta-Bylis që luhet në “Niko Dovana”, në orën 16:00 dhe sfida e fundit, shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, Vllaznia-Kukësi, është planifikuar të luhet në orën 19:00.
Sot
Egnatia-Tirana, ora 13:00
Partizani-Laçi, ora 19:00
Nesër
Kastrioti-Erzeni, ora 13:00
Teuta-Bylis, ora 16:00
Vllaznia-Kukësi, ora 19:00