Partizani ka harruar fitoren. Të kuqtë kanë 5 ndeshje radhazi pa fitore teksa sot u mposhtën 1-2 në shtëpi nga Laci. Pas sfidës, trajneri Colella u shpreh për Oversport:
Ka shumë gjëra përsa i përket humbjes. Skuadra është e ngarkuar mendërisht dhe mendoj që është një peshë që nuk arrijmë ta suportojmë. Kur na u largua Rrapaj po mendojmë të bëjmë disa ndryshime. Është e lehtë të flasësh nga jashtë por kur jap gjykimet e mia preferoj të bëj disa prova. Hoti ka luajtur edhe në atë pozitë, nuk është hera e parë. Titulli? Nuk jemi më për titull. 6 pikë janë shumë larg Tiranës dhe mendoj se nuk jemi në lartësinë e duhur. Ne do të përpiqemi por është e pamundur për momentin për të luftuar për titullin kampion.
Laçi mori një fitore të vyer me Partizanin në kryeqytet. Kurbinasit përmbysën sfidën në 1-2 dhe marrin fitoren e tretë rradhazi që e ngjit ekipin në vendin e tretë përkohësisht. Pas ndeshjes, trajneri Mezani, u shpreh:
Unë mendoj që po luanim mirë kur pësuam në fillim. Skuadra po reagonte pas pësimit. Ndeshaj e dytë që kthejmë rezultatin, treguam karakter ashtu si ndaj Teutës. Na ndihmon fitorja pasi janë pikë që na nevojiten sidomos jashtë ndaj një skuadre për titull. Duhet të qëndrojme me këmbë në tokë pasi nuk na lejohet të gabojmë në këtë pikë të kampionatit. Jem itë kënaqur por duhet të rregullojmë disa gjëra në fazën mbrojtëse.
U kërkova që Ujka dhe Manellari të ishin përpara mbrojtes por në ato momente ishin pak larg repartet. Përpos gabimit, që nuk ishte me faj mendoj unë, Ujka ndihmoi shumë skuadrën. Ishte një moment që ne po luanim dhe na kapën në befasi. Ishte i vetmi gabim pasi në pjesën e dytë nuk na rrezikuan, lojtarët bënë detyrat.