Friday, November 29, 2024

“Xhentilesa” e drejtuesve të Vllaznisë! E shpallin “non grata”, por e pranojnë Olsid Feratajn, sot në “Loro Boriçi” në sistemin VAR!

Lexo

Të pakënaqur për një vendim që arbitri Olsid Ferataj, pati marrë në minutat shtesë të ndeshjes, Partizani-Vllaznia, luajtur në “Elbasan Arena”, kur në pozicionin e sistemit VAR anuloi një gol të rregullt të Vllaznisë, drejtuesit kuqeblu patën reaguar ashpër ndaj këtij arbitri.

Protestat ishin aq të ashpra saqë kuqeblutë kërkuan përjashtimin përjetë të arbitrave Olsid Ferataj dhe Andi Koçi që ishin pjesë e atij vendimi. Por mesa duket FSHF po kërkon këto dy gjyqtar, herë në mënyrë indirekte apo direkte t’i risjell në gjykimin e ndeshjeve ndaj kuqebluve.

E ndërsa Andi Koçi asistent në VAR së bashku me kryesoren Emanuela Rusta u bënë protagonist në anulimin e golit të Malës në ndeshjen e javës së shkuar ndaj Erzenit, në sfidën e sotme tejet delikate, Vllaznia-Kukësi, duket sikur sektori i gjykimit pranë FSHF-së, vazhdon “provokimin” dhe shfrytëzimin në maksimum të “xhentilesës” së drejtuesve kuqeblu duke caktuar në VAR si albitër kryesor Olsid Ferataj, pikërisht gjyqtari që me 31 Mars 2022 anuloi golin e Vllaznisë ndaj Partizanit.

Nga ana tjetër, në Shkodër, e thonë hapur, se një gjykim tendencioz dhe me pasoja për kuqeblutë në ndeshjen e sotme, do t’i vlente shumë, jo vetëm Kukësit, por në të njëjtën kohë edhe Laçit!

Çfarë do ndodhi sot??? Le t’ia lëmë fushës së blertë!

Ndeshja e sotme, Vllanzia-Kukësi, e vlefshme për javën e 20-të të Abissnet Superiore, gjykohet nga Laver Alla(Lushnje) kryesor, Rejdi Avdo(Tiranë), Ilir Tartaraj(Fier) anësor. I katërt është, Orlando Kuka(Tiranë). Në VAR, Olsid Ferataj(Patos), AVAR, Klodian Prenga(Laç).

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img