Grupi A i Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë e dytë luajti sot ndeshjet e javës së 11-të të. Ndeshja më e rëndësishme e e kësaj jave për grupin A, ishte ajo e luajtur në Librazh në mes Sopotit vendas, kryesues me 22 pikë dhe Valbonës së vendit të dytë me një pikë më pak.
Shatë gola ka prodhau kjo ndeshje, 4 në portën e Valbonës dhe 3 në atë të Sopotit. Kësisoj, librazhdasit fitojnë 4-3 duke u ngjitur në kuotën e 25 pikë, ndërkohë që Valbona stopohet në kuotën e 21 pikëve, madje humb edhe vendin e dytë, pasi fitorja e Vorës në transfertë me Murlanin 0-3, i jep Vorës vendin e dytë me 23 pikë.
Fitore shumë të rëndësishme ka arritur sot edhe Shënkolli, i cili duke luajtur në fushën e tij zhvilloi një nga ndeshjet më të mira të këtij kampionati. Megjithatë, edhe pse këmbënguli shumë dhe realisht ishte disa herë pranë golit, pjesa e parë mbyllet në batazim, 0-0.
Ndërkohë, e dyta, ka jo vetëm lojë, por edhe gola. Dhe, merita për këtë i takon tërësisht skuadrës vendase, e cila gëzoi simpatizantët e shumtë që e ndoqën ndeshjen nga afër, duke shënuar tre gola, njëri më i bukur se tjetri.
Protagonistë të kësaj pjese janë Gjoka, Tusha edhe Anton Lleshi, të cilët tundën tre herë rrjetën e portës mike të Naftëtarit. 3-0 mbyllet e gjithë ndeshja duke bërë që Shënkolli të ngjitet në vendin e pestë me 17 pikë duke zbritur në të gjashtin Naftëtarin që mbetet në kuotën e 14 pikëve.
“Bëmë një paraqitje të mirë ndaj Naftëtarit, dhe jemi brenda objektivave për një vend në Play OFF, në vendin e 5-të me 17 pikë. Javën tjetër udhëtojmë në Vorë, ku shpresojms të marrim një tre pikësh tjetër për të forcuar pozititat sa më afër kreut. Do të lufojmë deri në ndeshjen e fundit për objektivin.”, thotë drejtori sportive i klubit shënkollas, Kristian Lini.
Në ndeshjet e tjera të ditës së sotme për grupin A, Bulqiza mundi 2-1, Ilirinë, duke marrë një tre pikësh shumë të rëndësishëm që e largon nga vendi i parafundit, madje e ngjitë në vendin e tetë me 9 pikë.
Ndërkohë, Ada e Velipojës, me barazimin 0-0 me Gramshin, vazhdon të mbetet në vendin e fundit të renditjes me vetëm 2 pikë, ndërkohë që Gramshi është i parafundit me 7 pikë.
(Video) Shënkolli mund Naftëtarin 3-0. Java e 11-të e Kampionatit Kombëtar kategoria e dytë-grupi A