Saturday, April 27, 2024

Përfundojnë ndeshjet e Kategorisë së parë, ja rezultatet

Lexo

Në ndeshjet e javës së 15-të në Kategorinë e Parë, kryesfida ishte ajo mes Korabit dhe Flamurtarit e cila u mbyll në barazimin 1-1. Kuqezinjtë pësuan të parët teksa në minutën e 55-të Selmani shënoi për vendasit. Gjithsesi, 14 minuta më pas të besuarit e trajnerit Trosi gjetën golin e barazimit me anë të Ramadanit. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe vlonjatët mbeten në vendin e dyë me 26 pikë, katër pikë pas Dinamos kryesuese. Nga ana tjetër, Korabi mbetet në vendin e katërt me 26 pikë.

Në orën 13:00, u luajtën dhe tre sfidat e tjera të ditës së sotme, me Lushnjën që triumfoi në shtëpi përballë Tomorit. Vendasit triumfuan me shifrat 2-1 teksa të tre golat e ndeshjes u realizuan në pjesën e dytë, teksa fillimisht ishin lagunarët që realizuan dy herë fillimisht me Pepën e më pas me Cankën ndërsa nga ana tjetër, realizimi i Pintos për beratasit shërbeu sa për statistikë. Pas kësaj fitoreje, Lushnja shkon në kuotën e 16 pikëve në vend të 11-të, ndërsa nga ana tjetër, Tomori mbetet në vend të tetë me 18 pikë.

Burreli mundi në transfertë Tërbunin me rezultatin 1-2, ndërsa Oriku fitoi brenda 3-2 përballë Luzit.

REZULTATET:

LUSHNJA – TOMORI 2-1

Pepa 69′, Camko 83′ / Emini 90+1′

ORIKU – LUZI 2008 3-2

Xhefersom 36′, Mateus 39′, 53′ / Treni 33′, 84′

TËRBUNI – BURRELI 1-2

Hoxhaj 80′ / Kastrati 40′, Koleci 62′

KORABI – FLAMURTARI 1-1

Selmani 52′ / Ramadani 69′

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img