Bylis pësoi humbje kundër Partizanin duke mos marrë asnjë pikë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Naxhi Shensoi u mposht minimalisht 1-0 në stadiumin “Adush Muça”. Në prononcimin e zakonshëm pas ndeshje, tekniku Shensoi deklaroi për Oversport:
“Para 1 muaji erdha në Ballsh. Nuk e njihja skuadrën. Shumë mirë na eci kundër Vllaznisë. Fituam jo me një lojë të mirë. E kërkuam madje fitoren me Vllazninë. Fitorja me Kastriotin na ngriti vetëbesimin. Edhe në Kupë kishim shanse për ta çuar në 2-0 rezultatin. Por, kartoni i verdhë na penalizoi. Grafika e vetëbesimit shkonte lart. Do të kishte qenë më mirë që Partizani të fitonte me Laçin dhe të vinte këtu me vetëbesim këtu. Bylisit i duhen 1.04 pikë dhe mbijeton. Ndërsa me 2 pikë në Shqipëri bëhesh kampion. Dua që në 4 ndeshjet e radhës të fitoj 8 pikë. Duhet të bëjmë një aksion dhe të marrim pikë.
Mungesat e Bylisit? Mos të harrojmë që patëm probleme me Trumcin. Mandej Felipe në sulm, shumë cilësor. Patëm dy të dëmtuar si Adilin dhe Damçevskin. Më shumë tentuam të mbronim rezultatin 0-0. Shumë u mundova unë si trajner për të luajtur ofensivisht. Ndoshta vetëm një gabim mund të ketë bërë. Megjithatë për mua kanë qenë të mirë. Na kanë mohuar një penallti ma merr mendja.
Ndeshja më e keqe? Fakt është. Por, prej 4 ndeshjeve të thashë edhe një herë. Nuk mund të luash gjithmonë njësoj. Në përgjithësi keni të drejtë. Prej ndeshjes së ardhshme do të rrisim vetëbesimin”, tha ai.
Nga ana tjetër, Partizani arriti një fitore që i rikthen qetësinë të kuqve. Pas takimit ka folur trajneri Giovani Colella:
“E vetmja mënyrë ishte për të fituar ndeshjen. Asgjë tjetër nuk vlente. Jemi të kënaqur. E mirëpresim këtë fitore. Ishte e para për vitin 2023 dhe vazhdojmë përpara.
Vazhdimësia? Momentalisht do të mendojmë ndeshje për ndeshje. Kemi nevojë për pikë. Të rikuperojmë këto pikë dhe më pas të shohim se si do të jetë ecuria jonë.
Ndryshimi me dy fazat e para? Jam shumë dakord që skuadra ka ndryshuar. Janë larguar disa lojtarë. Ne duhet të gjejmë ekuilibra të tjera sepse kanë ikur futbollistë. Gjendja psikologjike ndikon. Rezultatet nuk po vinin. Ne duhet të ingranojmë dhe lojtarët e rinj që të kapin ritmin e ekipit. Është e vërtetë që loja e Partizanit ka ndryshuar në vitin 2023. Janë larguar dhe kanë ardhur lojtarë të rinj. Duhet të përmend edhe ndeshjen me Egnatian, ka qenë më e mira deri tani, edhe pse nuk fituam.
Të rinjtë? Ky është objektivi ynë në këtë sezon. Të afirmojmë lojtarë të rinj.
Performanca e Bilalit, Selmanit, Mba? Mendoj se kanë mbërritur lojtarë që janë shumë inteligjentë dhe kanë motivim për mirë këtu. I pari që jam këtu që duhet të nxehem, por duke parë se sot ishte ndeshja e parë e tyre, edhe mund të kenë bërë ndonjë gabim. Mendoj që nuk mund të bëjnë gjëra pozitive në pak minuta që aktivizohen.
Titulli kampion? Nuk më intereson asgjë dhe nuk do të flas më për fjalën titull. Do t’i marrim ndeshjet një nga një. Sot kaluam Bylisin. Na nevojiten pikë dhe me Erzenin. Në fund do të bëjmë llogaritë tona”, tha ai.