Monday, November 25, 2024

Zyrtare-Ndryshojnë oraret e ndeshjeve të javës së 23-të të Superiores. Vllaznia-Kastrioti, luhet të shtunën, ora 17:00

Lexo

Java e 23-të e Kategorisë Superiore të futbollit shqiptar do të luhet në dy ditë. Sipas planifikimit të sektorit të garave, ndeshjet do të luhen këtë fundjavë, përkatësisht të premten dhe të shtunën.

Në ndryshim nga ajo që ishte  paralajmëruar më herët, në kalendarin e kësaj jave, FSHF ka bërë disa ndryshime, të cilat janë zyrtarizuar mbrëmjen e së hënës. Kryesisht, ndryshimet konsistojnë në çiftet e së shtunës, për dy ndeshjet, Tirana-Teuta dhe Vllaznia-Kastrioti.

Ora 13:00 e së premtes, ka në program dy ndeshje, Kukësi-Partizani dhe Bylis-Egnatia, ndërkohë që tre orë më pas, në orën 16:00, nisë ndeshja tjetër, e treta e kësaj dite, Erzeni-Laçi.

E shtuna, vjen me dy ndeshjet e tjera shumë të rëndëishme, ku dy skuadrat pretendente për titull, Tirana dhe Vllaznia, presin dy skuadrat në luftë për mbijetese, Teuta dhe Kastrioti, ndeshje këto që do të nisin që të dyja në orën 17:00.

Kalendari i ndeshjeve të javës së 23-të

E premte
Kukësi-Partizani 13:00
Bylis-Egnatia 13:00
Erzeni-Laçi 16:00

E shtunë
Tirana-Teuta 17:00
Vllaznia-Kastrioti 17:00

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img