Shqipëri U17-Suedi U17 0-0
Formacioni i Shqiopërisë U17: Bleron Celiku (GK), Aend Cekrezi, Mito Filaj, Rian Nezaj, Jon Ajvazi (C), Rajan Dybeli, Fabio Hyseni, Eldin Veliu, Haxhi Rrena, Tom Keqi dhe Lorent Zhara. Trajner: Armand Dama
Kombëtarja shqiptare U-17 e ka nisur me një barazim pa gola, 0-0, aventurën në raundin e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17, UEFA EURO 2027. Kuqezinjtë ndanë pikët me Suedinë në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”.
Trajneri Armand Dama e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Bleron Celiku (GK), Aend Cekrezi, Mito Filaj, Rian Nezaj, Jon Ajvazi (C), Rajan Dybeli, Fabio Hyseni, Eldin Veliu, Haxhi Rrena, Tom Keqi dhe Lorent Zhara.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, me skuadrën e drejtuar nga trajneri Armand Dama që u organizua mirë në prapavijë, duke i lënë pak hapësira kundërshtarit. Shqipëria kërkoi të shfrytëzonte hapësirat nëpërmjet kundërsulmeve, por pa arritur të gjente rrugën e rrjetës.
Edhe në fraksionin e dytë rezultati mbeti i pandryshuar. Kuqezinjtë ruajtën organizimin dhe vendosjen në fushë, duke përballuar përpjekjet e suedezëve deri në vërshëllimën përfundimtare. Në fund, të dyja skuadrat ndanë nga një pikë në sfidën hapëse të Grupit 4.
Takimi tjetër i grupit u fituan nga Finlanda me rezultatin 3-2 ndaj Skocisë.
Ndeshja e radhës për Shqipërinë U-17 do të jetë ndaj Skocisë, më 14 nëntor, në orën 14:00, sërish në stadiumin “Elbasan Arena”. Kuqezinjtë do ta mbyllin këtë mini-turne më 17 nëntor, me përballjen ndaj Finlandës.


