Shqipëria U19 mund thellësisht 4 me 0, Qipron U19. Shënojnë shkodrani Kulla, Muska(2) dhe Himallari. Kualifikueset e Europianit U-19/

Shqipëria U19-Qipro U19,  4-0(Shënues: Kulla, Muslikën (2), Himallari)

Formacioni i Shqipërisë U19: Raffaele Huli (GK), Lucas Cekrezi, Spasian Nasto, Andreas Llana, Elson Himallari, Armend Muslika, Gabriel Kulla (C), Oliver Blini, Dion Vata, Alen Vukaj, Endrit Asani. Trajner: Fatjon Tafaj       

Kombëtarja U-19 e ka nisur me fitore aventurën në raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian, në Ligën B. Kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 4-0 në ndeshjen e parë ndaj Qipros, duke shënuar një gol në pjesën e parë me Kullën dhe tre në fraksionin e dytë me Muslikën (x2) dhe Himallarin.

Trajneri Fatjon Tafaj e nisi takimin me këtë formacion titullar: Raffaele Huli (GK), Lucas Cekrezi, Spasian Nasto, Andreas Llana, Elson Himallari, Armend Muslika, Gabriel Kulla (C), Oliver Blini, Dion Vata, Alen Vukaj dhe Endrit Asani.

Shqipëria kaloi në avantazh në pjesën e parë me anë të Gabriel Kullës. Pas një pasimi të Alen Vukajt, sulmuesi, pjesë e Sasuolos, e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë epërsinë kuqezinjve.

Në fraksionin e dytë, Shqipëria U-19 realizoi edhe tre gola të tjerë. Armend Muslika e gjeti rrugën e rrjetës dy herë në të 48-në dhe në të 66-ën. Ndërsa Himallari vulosi fitoren spektakolare të kuqezinjve me golin e katërt në minutën e 80-të. Deri në fund skuadra e administroi avantazhin mjaft mirë dhe e mbylli sfidën me rezultatin 4-0.

Kështu, kuqezinjtë e nisin me tri pikë këtë aventurë europiane, duke hedhur një hap të rëndësishëm në raundin e dytë të kompeticionit.

Sfida e radhës për Shqipërinë U-19 do të jetë ndaj Armenisë, më 14 nëntor, sërish në stadiumin “Sotira Municipal Stadium” në Qipro.

 

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe