Saturday, November 23, 2024

Moti i keq, FSHF shtyn startin e Kategorisë së Parë dhe të Dytë për vitin 2021

Lexo

Moti i keq shoqëruar me reshje të dendura shiu që ka përfshirë territorin shqiptar gjatë ditëve të para të vitit 2021 ka detyruar strukturat përkatëse pranë Federatës Shqiptare të Futbollit të marrin vendim për të shtyrë datën e startit të ndeshjeve zyrtare për këtë vitë.

“Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur ditën e sotme shtyrjen e rifillimit të aktivitetit për Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë. Ky vendim u mor për shkak të kushteve të vështira atmosferike që kanë krijuar problematika të mëdha në infrastrukturën e shumë skuadrave. Vendimi qarkullues i KE-së i është komunikuar Sektorit të Garave në FSHF që menjëherë ka bërë njoftimin e klubeve të Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë për shtyjen e javës së ardhshme të aktivitetit. Situata është në monitorim të vazhdueshëm dhe klubet do të njoftohen në një moment të dytë në lidhje me rifillimin e aktivitetit”, thuhet në njoftimin zyrtar që FSHF ka shpërndarë për mediat.

E parë më konkretisht për Rajonin Verior, situata në fjalë është me të vertetë shqetësuese kur konstatohet se infrastruktura sportive ku sterviten dhe luajnë skuadrat e kategorisë së parë dhe të dytë është me të vertetë shumë e rënduar. Kështu, nga sa bëhet e ditur, stadiumi “Besëlidhja” në Lezhë, ai “Adriatik” në Velipojë, por edhe fusha të tjera sportive në Shkodër dhe Koplik janë të mbuluara tërësisht nga niveli i ujit, çka i ka nxjerrë ato jashtë funksionimit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img