Dorëheqja e ish kryetarit të mëparshëm Lazër Matija, ka detyruar Federatën Shqiptare e Futbollit të organizojë mbledhjen e jashtëzakonshme të Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër për të votuar kryetarin e ri.
Më herët mediatikisht janë lakuar disa emra për kandidaturën e kryetarit, duke filluar Armir Grima, Armando Cungu, Samuel Nikaj, Kujtim Shaba, e ndonjë tjetër.
Nga sa mëhet, nga 21 Shoqata të Futbollit që funksionojnë me të drejtë vote në Qarkun Shkodër, 20 prej tyre kanë propozuar si kandidat të vetëm Armir Grimën, ndërsa vetëm një shoqatë ka propozuar një emër tjetër.
Në të tilla kushte, zyrtarizimi i Armir Grimës në postin e kryetarit të SHRFSH është vetëm një procedurë formale që pritet të kryehet nesër, pasi Grima është kandidati i vetëm në këtë garë.
Përvoja e gjatë në shërbim të futbollit, duke nisur si portjer dhe kapiten i famshëm i Vllaznisë kampione, i cili pas largimit nga fusha e lojës shërbeu si inspektor dhe më pas drejtues i KF Vllaznia, ndërkohë për shumë vite ishte trajner i Kombëtares së Shqipërisë në futboll femra-vajza, duke e çuar kombëtaren kuqezi për herë të parë në historinë e luajtjes në fazën Play Off të Botërorit Brazil 2027, pritet t’i shërbejë Armir Grimës për të dhënë më të mirën e tij në drejtimin e Shoqatës Rajonale Futbollit Shkodran.
Gaspër MARKU


