Me ftesë të Klubit të Handballit Kastrioti të Ferizajt, ekipi i veteranëve të Klubit të Handballit Vllaznia ishte mysafir në Kosovë për të marrë pjesë në Turneun Ndërkombëtar në nderim të ish drejtuesit të hendbollit Ferizaj, Ahmet Hyseni-Petrova.
Ky është edicioni i katërt i këtij turneu, i cili po shndërrohet në tradicional, ndërkohë që në edicionin e tretë, fitues u shpall ekipi i veteranëve të Vllaznisë së Shkodrës.
Dhe, përsëri, edhe në këtë edicion të katërt, i cili u zhvillua në Pallatin e Sportit “Bill Clinton” të Ferizajt, ishin handballistët e Vllaznisë që u bënë fitues të këtij trofeu.
Sipas programit të turneut, katër ekipet pjesëmarrëse, klubet kosovare, Klubi Handballit Kastrioti Ferizaj dhe Vjosa Shtimje, Klubi Handballit Vllaznia, si dhe ekipi nga Maqedonia “Tito Velez”, fillimisht luajtën dy takimet gjysmëfinale.
Takimi i parë gjysmëfinal ishte ai në mes Vllaznisë dhe Vjoses së Kosovës, i cili u fitua nga handballistët shkodranë. Në gjysmëfinalen tjetër, ekipi vendas Kastrioti mundi Velezin e Maqedonisë së Veriut duke bërë që Vllaznia dhe Kastrioti të shkojnë në finale.
Një finale kjo e shoqëruar me luftë të fortë sportive, që në fund, falë përformancës mjaft të mirë të formacionit shkodran, duke nisur nga portjeri Arian Ibershimi, si dhe pjesëtarët e tjerë të skuadrës: Artan Durro kapiten, Ridvan Dibra, Xhulio Dushi, Ilir Hoxha, Indrit Albunesa dhe Vili Haxhija, i cili ishte edhe në rolin e trajnerit, të mbështetur edhe nga presidenti i handballit shkodran Ilir Kuka, u fitua nga ekipi i veteranëve të Vllaznisë.
Në ceremonië e mbylljes së aktivitetit, ka qënë presidenti i Klubit të Handballit Ferizaj, Ismet Jupa, i cili i ka dorëzuar trofeun e fituesit, kapitenit të Vllaznisë, Artan Durro, trofe i cili vjen në Shkodër për të dytin vit radhazi.
(Video) Pamjet nga zhvillimi i Turneut Ndërkombëtar në nderim të ish drejtuesit të hendbollit Ferizaj, Ahmet Hyseni-Petrova, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU



