Vllaznia-Tirana 88-121
(26-25, 29-29, 13-35, 20-32)
Për Vllazninë e basketit meshkuj, qëndrimi në kategorinë e Superligës së basketbollit shqiptar po bëhet gjithnjë e më i vështirë. Java e 14-të e ballafaqoi me Tiranën, ndeshje kjo e zhvilluar mbrëmjen e së shtunës në pallatin e sportit, “Qazim Dervishi” të Shkodrës.
Një kundërshtar ky direkt, ndoshta më i mundshmi për t’u kapur në luftën për mbijetese, së bashku edhe me Apoloninë e Fierit, skuadra këto që me nga 19-të pikë secila, gjendeshin pesë pikë mbi Vllazninë, e cila mbyllë tabelën e klasifikimit e fundit me 14 pikë.
Ishte kjo arsyeja që në këtë përballje në fushën e saj, Vllaznia të përfitonte për të marrë një fitore dhe të rihapte garën mes këtyre tre skuadrave për qëndriin në Superligë. Dhe, për hirë të së vertetes, fillimi i ndeshjes, dha shenja premtuese për skuadrën shkodrane, teksa arriti të fitojë periodën e parë më shifshrat 26-25. Dhjetë minutat e periodës së dytë, kanë barazpeshë të plotë, gjë që e vertetojnë shifrat e barabarta duke fiksuar në fund rrezultatin e barabartë, 29-29.
Në këtë mënyrë, në pushimin mes dy pjesëve, skuadrat shkojnë me rezultatin e ngushtë, 55 me 54 në favor të Vllaznisë. Ajo që i jep drejtim kësaj ndeshje është perioda e tretë, dhjetë minutat e së cilës janë nën kontrollin e plotë të Tiranës. 35 pikët e shënuara nga bardheblutë në këtë period ndaj 13 të Vllaznisë, bëjnë që rezultati të shkojë, 90 me 67 në favor të Vllaznisë.
Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Damian Bekteshi duken të dorëzuar, gjë që reflektohet edhe në periodën e katërt, e cila fitohet përsëri nga skuadra mike, këtë radhë me shifrat, 20-32. Në këtë mënyrë, Tirana e drejtuar nga tekniku Erkand Karaj, është fituese e të gjithë ndeshjes me shifrat e përgjithshme, 88-121. Fitore që forcon pozitat e bardhebluve për mesin e renditjes, ndërkohë që për Vllazninë, kjo humbje e radhës, e vështirëson akoma më shumë qëndrimin në Superligë.
(Video) Pamje nga ndeshja e basketbollit, Vllaznia-Tirana, 88-121(Superliga Meshkuj)