Thursday, April 25, 2024

(Video) Josa: Nëse luajmë si me Partizanin, fitojmë edhe në Durrës(Nesër, ora 16:00, Teuta-Vllaznia në “Niko Dovana)

Lexo

Pas hapit pozitiv hedhur në takimin e parë çerekfinal të Kupës së Shqipërisë, teksa mundi Partizanin në “Loro Boriçi” me rezultatin 3-1, Vllaznia rikthehet në kampionat. Nesër, duke filluar nga ora 16:00, kuqeblutë luajnë në transfertë duke u përballur në stadiumin “Niko Dovana” me Teutën e Durrësit.

Duke folur në konferencën për shtyp, një ditë para ndeshjes, trajneri Mirel Josa, u shpreh optimist për një rezultat pozitiv. “Skuadra në ndeshjen çerekfinale të Kupes ndaj Partizanit dha disa shenja të mira dhe duhet të vazhdojmë të luajmë në këtë mënyrë edhe në përballjen me Teutën, në mënyrë që kthehemi në Shkodër me fitore”, tha ndër të tjera Josa.

Pozitive për teknikun Josa, është se për ndeshjen me Teutën e ka të gatshëm të gjithë kontigjentin e futbollistëve, që do të thotë, se krahas anës positive, e vënë paksa në vështirësi në përzgjedhjen e emrave që do ta nisin ndeshjen si titullar.

(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit Mirel Josa, mund ta ndiqni në kanalin zyrtar Veriu Sport në YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img