Alivoda dhe Smajli, konsiderohen si dy zbulimet e kuqebluve për sezonin futbollistik, 2022-2023. Dy të rinjë të talentuar, që besimin që po i japin drejtuesit për të luajtur si titullar në formacionin e Vllaznisë, po e shpërblejnë më së miri me lojrat e tyre cilësore.
Geralb Smajli, fillimisht i aktivizuar në rolin e mbrojtësit por edhe mesfushoriut të majtë, për nevoja të skuadrës, prej disa javësh po luan me shumë sukses në krahun e djathtë të prapavijës.
Sot, trajneri Mirel Josa, ka preferuar ta ketë Smajlin në krah të tij gjatë konferencës për shtyp. Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët shkodranë, Smajli nuk i fshehu emocionet që ka ndjerë dhe vazhdon të ndjejë teksa po luan me uniformën e Vllaznisë. Dhe, me këtë rast, ai shprehet falenderues për besimin që po i japin stafi teknik me në krye teknikun Josa.
Duke folur për ballafaqimin e nesërm me durrsakët në transfertë, Smajli është optimist dhe me besim të plotë që Vllaznia do të arrijë të marrë tre pikët e plota në këtë sfidë.
(Video) Intervistën e plotë me mbrojtësin kuqeblu, Geralb Smajli, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport, në YOUTUBE.