Friday, March 29, 2024

Bylis dhe Erzeni ndajnë pikët në një sfidë me tension

Lexo

Bylis-Erzeni 1-1 (Esquerdinha 62’/ Kahrimanovic 86′)

Bylis-Erzeni u mbyll me shifrat 1-1, sfidë e vlefshme për javën e 24-të të Kategorisë Superiore. Vendasit ishin më kërkues gjatë gjithë ndeshjes por nuk arritën të merrnin tre pikët. Pjesa e parë u mbyll pa gola me Bylisin që kishte disa raste ndërsa Erzeni i tërhequr prapa.

Sfida u zhbllokua në minutën e 62’ me Eskerdinjën i cili kaloi ballshiotët në avantazh. Minutat e mbetura Erzeni u përpoq të shënonte golin e barazimit dhe bëri shumë presion në zonën ballshiote. Në të 86’ ishte Kahrimanoviç i cili vendosi baraspeshën nga pika e bardhë e penalltisë. Minutat e fundit kaluan mes tensionesh mes lojtarëve dhe tifozëve. Disa tifozë kanë zbritur në fushën e blertë dhe ka pasur përleshje të madhe mes stafit dhe lojtarëve. Sfida u mbyll 1-1.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img