Edi Martini(Trajnr i Teutës): “Në pjesën e parë kontrolluam lojën si dhe arritëm të shënonim, luajtëm mirë, nuk i lejuam të afrohet te porta. Problemi është se duhet të kesh frikë që të marrë të kuq kundërshtari se na bie loja, hyjmë në kënaqësi dhe e mendojmë të mbyllur, hyjmë në panik. Por edhe para stresit të minutave të fundit, kishim shanse. Futbolli kështu është por me 10 vetë është e pafalshme, duhet të punojmë e përballojmë. Por unë përgëzoj djemtë se ky ekip di të luajë futboll, kundërsulmojnë, bëjnë presion, por edhe të vuajë kur duhet të vuajë. Është kompletuar dhe shpresojmë të shkojmë larg.
E cilësuam para kohe të fituar ndeshjen, vetëkënaqësi a nuk di si t’ia vë emrin. Por gjithsesi kur duhej, luftuan dhe ia dolën. Kishim edhe probleme fizike me 2-3 lojtarë, por kur mbaron ndeshja kështu, shumë histori mbyllen dhe komplimentoj djemtë për kualifikimin.
Nuk mendoj se ky është maksimumi, do i shkojmë deri në fund Kupës, të tentojmë të fitojmë. Në kampionat duhet të punojmë shumë dhe mendoj se kemi realisht mundësi të ecim para. Në kampionat duhet të jemi të kujdesshëm, mendoj se kemi forcë të shkojmë përpara. Me Goxhajn presim të kthehet e forcohemi më shumë, ky ekip ka shumë më tepër mundësi për të ecur përpara.
Kritika për djemtë nuk mund të them edhe nëse jam i pakënaqur, nuk jam për faqet a para të gazetave. Djemtë e mi i dua, i dua kur janë mirë e aq më shumë kur janë keq. Ndaj shumë pak do të dëgjohem në këtë aspekt”, është shprehur për Oversport pas ndeshjes, tekniku shkodran i durrsakëve, Edi Martini.
Rraman Hallaçi(Trajner i Kukësit):”Keqardhje për eliminimin se kishim mundësitë dhe kishim skuadër që mund të kualifikohet. Këtë rezultat e ka marrë historia dhe duhet të shohim para. Ndoshta skuadra ishte e ngarkuar pak nga ambienti i ngrohtë. Unë u thashë herë pas here që të luanim topin poshtë, skuadra u afrua tek porta, goditëm disa herë duke rrezikuar, mbajtëm topin. Por pjesa e dytë ishte më e mirë se pjesa e parë. I thashë ekipit të jemi të kujdesshëm se do vinte momenti e rasti. Ekipi krijoi volum loje, sidomos në pjesën e dytë, bëmë lëvizjet për të ndihmuar ekipin, edhe me lojtar mangët, rrezikuam bindshëm. Por të vjen keq, se ndoshta mund të kishim shfrytëzuar më mirë ato momente në fund.
Pretendimi i Barboza për penallti? Është shumë e thjeshtë, topi është pas shpinës së mbrojtësit, ai i Teutës nuk sheh për topin por ka vënë dorën e djathtë te mesi. Dhe nëse dora është te mesi, nuk e lejon të shkojë sulmuesin te topi. Është shumë e thjeshtë, nëse kemi kapje të tilla, fillon e quhet mundje. Është situatë shumë e pastër që të jepet penallti. Nuk e lejon të shkojë sulmuesi te topi, nuk ke çfarë e diskuton më”, tha, ndër të tjera, tekniku i vrilindorëve, Rraman Hallaçi.