Saturday, November 23, 2024

Akuzat e Briken Calajt ndaj FSHP-së, reagon trajneri i kombëtares, Artur Lagja

Lexo

Një deklarate e dhene nga peshengritese i kombetares, Briken Calja gjate nje prononcimi te dhene ne Top Channel, nuk eshte pritur mire nga trajneri i kombetares se peshengriteës, Artur Lagja.

 

“Sa për pjesën e hijes mund të them se më shumë më ka lënë federata mua se sa unë federatën. Mbështetja ka qenë shumë e pakët për të mos thënë inekzistente, Një kampion bote nuk mund të trajtohet si çdo sportist tjetër përderisa pretendojmë të shkojmë në lojërat olimpike të marrim medalje në kampionatin europian është vit kualifikues për olimpiadën dhe nuk mund ta kalojmë me një trajtim të përgjysmuar dhe qesharak.”- tha nder te tjera Briken Calja.

Nderkohe, i menjehershem ka qene reagimi i trajnerit te kombetares, Artur Lagja, i cili perms nje statusi te tij ne rrjetet sociale, shkruan”

“Duke marre shkas nga prononcimi ne Top Channel i sportistit Briken Calja, dua te bej me dije opinionin publik por dhe komunitetin e Peshengritjes se pakenaqesite e ketij sportisti nuk jane te verteta. Kjo, pasi ne i gjithe komuniteti i peshngritjes, kemi patur nje mbeshtetje te jashtezakonshme nga Federata Shqiptare e Peshengritjes, dhe konkretisht ka 2 muaj e gjysem, si asnjeher tjeter, jemi grumbulluar tek Fafa Resort me 5 yje, ku ky grumbullim ka dhene rezultate te jashtezakonshme. Ne te njejtin resort eshte i grumbulluar dhe kampioni i Europes Erkand Qerimaj.

Te gjithe sportistet e rinj kane permirsime rezultatesh te ndjeshme .

Federata ka mundesuar marrjen e nje trajneri Polak nder me te miret aktual te Federates Boterore me arritje 1 kampion olimpik dhe 2 kampiona bote.

Per cudi me gjithe insistimin e Federates, sportisti Briken Calja nuk pranon te grumbullohet.

Ne dijenin time si trajner i Ekipit Kombetar, Federata e ka mbeshtetur fuqishem sportistin Briken Calja duke i mundesuar nje fluturim te tijin bussines class ne Kampionatin e fundit Boteror ne Columbi, bilete e cila kap vlerat e 3.500€ .

Vazhdimisht Federata ka kerkuar qe t’i vihen ne dispozicion sportistit Briken Calja likuidimet e fizioterapise dhe medikamentet packa se per vitin 2022 ky sportist nuk ka patur asnje rezultat.

Jam i detyruar te bej kete status, pasi ne si Federate funksionojme si nje familje dhe si e tille nuk duhet te ngarkojme dhe te baltosim Federaten me gjera te paverteta.

Duke patur shume respekt per sportistin Briken Calja, i sygjeroj qe te beje vete nje pergenjeshtrim per fjalet e paverteta te thena.”

Artur Lagja-Trajner i ekipit kombetar te Peshengritjes.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img