Saturday, August 23, 2025

Kosova e nis mbarë ciklin kualifikues për Euro 2024, merr një pikë në Tel Aviv

Lexo

Izrael-Kosovë  1-1

Kombëtarja e Kosovës ka arkëtuar një pikë të rëndësishme si mysafire në hapje të fushatës kualifikuese për Euro 2024 në kuadër të Grupit I. Dardanët, të shtunën, në stadiumin “Bloomfield” në Tel Aviv kanë barazuar me Izraelin, me rezultat 1:1.

Ndeshja ishte me ritëm të lartë, ku vendasit që nga fillimi ushtruan presion drejt portës së Arijanet Muriqit, të përkrahur edhe nga rreth 29 mijë tifozë. Megjithatë, Dardanët e menaxhuan mirë lojën dhe madje arritën që të kalojnë në epërsi me autogolin shënuar nga Eli Dasa, në minutën e 36-të, pas harkimit të Rashicës.

Dardanët shkuan në pushim me epërsinë e një goli, teksa e nisën mjaft mirë edhe pjesën e dytë. Ishte Milot Rashica që shënoi në minutën e 49-të, por gjyqtari e anuloi golin pas rishikimit të rastit në VAR për prekje të topit me dorë. Nuk vonoi shumë dhe Izraeli arriti t’i barazojë shifrat, me golin e Dor Peretz, kur po zhvillohej minuta e 56-të.

Në minutat e mbetura të dyja ekipet patën disa raste, por mundësinë më të mirë e lëshoi Milot Rashica, në minutat shtesë, kur nga afërsia gjuajti mbi portë. Edhe në këtë ndeshje nuk mungoi përkrahja e tifozëve dardanë, të cilët në numër simbolik kishin udhëtuar nga Kosova dhe vende të ndryshme të botës për t’i përkrahur djelmoshat tanë. Ndeshjen e radhës Kosova e zhvillon më 28 mars kundër Andorrës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Kategoria e Parë-Gjirokastritët nuk ruajnë avantazhin e Stërling, dibranët barazojnë me Xhikën duke e mbyllur në 1-1

Luftëtari-Korabi 1-1  Golat:Stërling 47/Xhika 52 Kartonë të verdhë:Ramadani 21/Goga 2,Marku 60,Mziu 70 Luftëtari:Moreno,Lala,Zaimi,Çulli,Ziaj(Tabaku 46),Isteri(S.Puci 90),Ramadani,Tuni(Mukoj 61),Stërling(Mërkuri 61),Zani,Diamanti(Cereni 61) Trajner:Besmir Shabani (Në stol:Mamadov,Solomon,Th.Puci,Çelkupa) Korabi:Mehidri,Goga(Zeqiraj...
- Advertisement -spot_img