Rreth 1 mijë tifozë shqiptar po ndjekin ndeshjen e kombëtares shqiptare që po luan në Varshavë kundra kombëtares së Polonisë. Mes tyre ka edhe tifozë shkodranë, ku si zakonisht nuk mund të mungonte një prej tifozëve më të zjarrtë shkodranë, Enkeleid Omi, një person ky shumë i njohur, i cili jeton në Angli, por mbështet kombëtaren dhe Vllazninë në ndeshjet ndërkombëtare, brenda dhe jashtë vendit.
Foto Nr. 1- Në foton e publikuar, Enkeleid Omi, shfaqet në tribunën e stadiumit PGE Narodowy të Varshavës duke ndjekur ndeshjen Poloni-Shqipëri me ngjyrat në sfond ngjyrat të kombëtares si dhe të Vllaznisë.
Foto nr. 2-Kujtojmë, se Enkeleid Omi, së bashku me të vëllain e tij, Taulant Omi, si dhe me shkodranë të tjerë, si Nderim Grabolli(Nero Dobraçjani FB), Fatbardh Kastrati, Artan Zeneli, Qamil Gusha, etj, shoqëruan ekipin e Vllaznisë në futboll për femra në ndeshjet e luajtuara në Paris për Ligën e Kampioneve të Europës, ashtu siç ishin të pranishëm edhe në Londër dhe Madrid duke mbështetur skuadrën e tyre të zemrës kuqeblu.
Gaspër MARKU