Çikalleshi: Kjo ishte një nga ndeshjet më të forta, por treguam se kemi hapur një faqe të re!

Shqipëria u mund me rezultatin minimal 1 me 0 nga Polonia, ndeshje kjo e luajtur mbrëmjen e sotme në stadiumin PGE Narodoëy të Varshavës. Me gol të shënuar nga Sviderski në minutën e 41-të.

Për sulmuesin kuqezi, Sokol Cikalleshi, Shqipëria zhvilloi një ndeshje të mirë, por ishte e pafat në këtë ndeshje.

Kjo ishte një nga ndeshjet më të forta, por treguam se kemi hapur një faqe të re. Kombëtare me shpirt gare, u mbrojtëm mirë. Ishim kompaktë, tentuam kundërsulmin. I patëm rastet, por ata kanë portier shumë të mirë. Na vjen keq, pasi pësuam gol nga gjysmë rasti. Besoj se kjo Kombëtare i ka bërë shqiptarët të ndihen mirë. Me strategjinë që kishim menduar të rrinim kompakt, t’i prisnim në mesin e fushës, besoj se shkoi mirë. Përveç rastit të golit, ata nuk patën raste të tjera. Mund të evitohej ai gol.”, tha ndër të tjera, për SuperSport, Sokol Çikalleshi.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu