Sukseset e Vllaznisë në Taekwondo nuk kanë të ndalur. 38 sportistë shkodranë të drejtuar nga kryetrajneri Elion Puka, ishin pjesëmarrës të Kampionatit Kombëtar të Taekwondosë për kategorinë e të para të rinjëve, të rinjëve dhe të rriturve.
Ndër to, rezultatin më të mirë e ka arritur ekipi i para të rinjëve, i cili është shpallur kampion kombëtar, ndërkohë që me kategorinë e të rinjëve dhe të rriturve është renditur në vendin e dytë duke u shpallur nënkampionë.
Krahas trofeve ekipor, taekwondistët shkodranë merituan edhe tre kupa individuale. Bëhet fjalë për Edrit Çoka që shpallet sportisti më i mirë teknik tek para të rinjtë, Isra Meta shpallet sportistja më e mirë teknike tek të rejat dhe Enisa Shabaj shpallet sportistja më e mirë teknike tek të rriturat.
Ndërkohë, sipas konkurimit në peshat përkatëse, Vllaznia arriti të fitojë 8 vende të para,
10 vende të 2-ta, 15 vende të 3-ta dhe 5 vende të 4-ta.
Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, kryetrajneri Elion Puka, bën të ditur se nga ekipi i Vllaznisë FSHT-Ë iu shtuan edhe dy arbitra Ajla Maho dhe Mirtan Hasaj, të cilave i uron suksese në rrugëtimin e tyre.
Njëkohësisht, trajneri Puka, falenderon Federaten Shqiptare të Taekwondosë për organizimin e mrekullueshëm të këtij aktiviteti.
Falenderime ka kryetrajneri Puka edhe në adresë të professor Nikolin Perzefit për mbështetjen e dhënë bashkë me ekipin e tij “Nini Taekwondo”, për të vijuar edhe me falenderimet për stafin e ekipit, prindërit e sportistëve të ekipit Vllaznia, bashkëpunimi i mirëfilltë me të cilët garanton suksesin.
Rezultatet teknike të sportistëve të Vllaznisë
Kategoria Para të rinj
- Menida Meta -37 kg kampione
2.Sudejsa Malaj -37 kg vend i 2-të
- Noel Camaj -41 kg vend i 4-të
- Arisla Boriçi -41 kg vend i 2-të
- Riada Gradeci -41 kg vend i 3-të
- Ana Pici -41 kg vend i 3-të
- Revne Deda -45 kg vend i 3-të
- Edrit Çoka -45 kg kampion
- Alen Beqri -45 kg vend i 4-të
- Aron Lulaj -45 kg vend i 3-të
- Amina Hadri -49 kg vend i 3-të
- Kleris Hasmegaj -49 kg vend i 3-të
- Edina Balijaj -51 kg kampione
- Amber Mustafa -53 kg vend i 3-të
- Altin Lasku -57 kg vend i 3-të
- Enes Rako -65 kg vend i 3-të
- Ingrid Kthupi +59 kg vend i 3
- Saimir Trushi +65 kg vend i 3-të
Kategoria Te rinj
- Aron Duka -45 kg kampion
- Ensar Dani -48 kg vend i 3-të
- Isra Meta -49 kg kampione
- Ersi Ullishta -51 kg vend i 2-të
- Selma Uruçi -52 kg kampione
- Nesar Aruçi -63 kg vend i 3-të
- Irsa Osmanagiq -63 kg kampione
- Alesia Zefi -63 kg vend i 2-të
- Erdis Thelbi -78 kg vend i 2-të
Kategoria Te rritur
- Enisa Shabaj -57 kg kampione
- Ajla Maho -57 kg vend i 4-të
- Neriman Puka -57 kg vend i 3-të
- Edri Hoti -58 kg vend i 4-të
- Nejla Uruçi -62 kg vend i 2-të
- Esad Malaj -63 kg vend i 2-të
- Neual Uruçi -68 kg vend i 4-të
- Nikolin Perzefi -80 kg vend i 2-të
- Sidrit Efendi -87 kg vend i 2-të
- Andi Nela +87 kg vend i 2-të
- Realdi Rrotani +87 kg vend i 3-të.
(Video) Pamje nga Kampionati Kombëtar i Taekwondosë, ku Vllaznia u shpall kampione për para të rinj, dhe nënkampione për të rinj dhe të rritur.
Gaspër MARKU