Friday, April 26, 2024

Tennis-Sara Nikole nga Rumania dhe Marco Aleksovski, fitues të Turneut Europian, “Shkodra Open U-12”.

Lexo

Është mbyllur me sukses Turneu Europian i Tennisit “Shkodra Open U-12”, aktivitet i organizuar në Kompleksin Sportiv, Adriatic Tennis Park Shkodër. Një aktivitet ky që zhvillohet për herë të parë në këto përmasa me pjesëmarrjen e 16 ekipeve të huaja, me rreth 100 sportistë konkurues.

Pas shumë ndeshjeve të shoqëruara me rivalitet dhe emocione, momentet më të bukura kanë qënë dy finalet përkatëse për vajza dhe djem. Në finalen e “Shkodra Open U-12” për vajza u përballën Sara Nicole Sitar nga Rumania dhe Maria Sophia Bajdechu po nga Rumania. Tennistja e talentuar, Sara Nocole u tregua më e përgatitur duke dalë edhe fituese e kësaj ndeshje.

Me këtë rast, ajo u bë fituese me meritë e trofeut të këtij europiani duke përligjur nivelin dhe talentin që ai shfaqi në ndeshjet e zhvilluara. Me mocione të shumta u përcoll edhe finalja e djemve “Shkodra Open U-12” ku në garë ishin Marko Aleksovski nga Maqedonia e Veriut  dhe Philipp Steyn nga Gjermania.

Falë një niveli të lartë teknik të shfaqur në fushën e lojës, tennisti maqedonas Marko Aleksovski u shpall fitues i ndeshjes finale si dhe i trofeut përkatës. Në përfundim të finaleve është zhvilluar edhe ceremonia e mbylljes së aktivitetit ku në dorëzimin e kupave dhe trofeve për fituesit ka asistuar edhe kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, insitucioni i të cilit ka qënë kontribues në organizimin e Europianit.

Siç është thënë edhe më heret, pjesëmarrja kaq e madhe e sportistëve të huaj në këtë aktivitet ka shërbyer edhe për një promovim të qytetit të Shkodrës në drejtim të sektorit të turizmit, pasi gjatë qëndrimit të tyre në Shkodër, krahas konkurimit tenisik, kanë vizituar disa prej pikave turistike të shumta që Shkodra dhe rajoni përreth disponon.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img