Tuesday, May 7, 2024

(Video) Taekwondo-Vllaznia kampione për para të rinj, nënkampione për të rinj dhe të rritur. Edrit Çoka, Isra Meta, Enisa Shabaj, sportistët më të mirë të aktivitetit

Lexo

Sukseset e Vllaznisë në Taekwondo nuk kanë të ndalur. 38 sportistë shkodranë të drejtuar nga kryetrajneri Elion Puka, ishin pjesëmarrës të Kampionatit Kombëtar të Taekwondosë për kategorinë e të para të rinjëve, të rinjëve dhe të rriturve.

Ndër to, rezultatin më të mirë e ka arritur ekipi i para të rinjëve, i cili është shpallur kampion kombëtar, ndërkohë që me kategorinë e të rinjëve dhe të rriturve është renditur në vendin e dytë duke u shpallur nënkampionë.

Krahas trofeve ekipor, taekwondistët shkodranë merituan edhe tre kupa individuale. Bëhet fjalë për Edrit Çoka që shpallet sportisti më i mirë teknik tek para të rinjtë, Isra Meta shpallet sportistja më e mirë teknike tek të rejat dhe Enisa Shabaj shpallet sportistja më e mirë teknike tek të rriturat.

Ndërkohë, sipas konkurimit në peshat përkatëse, Vllaznia arriti të fitojë 8 vende të para,

10 vende të 2-ta, 15 vende të 3-ta dhe 5 vende të 4-ta.

Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, kryetrajneri Elion Puka, bën të ditur se nga ekipi i Vllaznisë FSHT-Ë iu shtuan edhe dy arbitra Ajla Maho dhe Mirtan Hasaj, të cilave i uron suksese në rrugëtimin e tyre.

Njëkohësisht, trajneri Puka, falenderon Federaten Shqiptare të Taekwondosë për organizimin e mrekullueshëm të këtij aktiviteti.

Falenderime ka kryetrajneri Puka edhe në adresë të professor Nikolin Perzefit për mbështetjen e dhënë bashkë me ekipin e tij “Nini Taekwondo”, për të vijuar edhe me falenderimet për stafin e ekipit, prindërit e sportistëve të ekipit Vllaznia, bashkëpunimi i mirëfilltë me të cilët garanton suksesin.

Rezultatet teknike të sportistëve të Vllaznisë

Kategoria Para të rinj

  1. Menida Meta -37 kg kampione

2.Sudejsa Malaj -37 kg vend i 2-të

  1. Noel Camaj -41 kg vend i 4-të
  2. Arisla Boriçi -41 kg vend i 2-të
  3. Riada Gradeci -41 kg vend i 3-të
  4. Ana Pici -41 kg vend i 3-të
  5. Revne Deda -45 kg vend i 3-të
  6. Edrit Çoka -45 kg kampion
  7. Alen Beqri -45 kg vend i 4-të
  8. Aron Lulaj -45 kg vend i 3-të
  9. Amina Hadri -49 kg vend i 3-të
  10. Kleris Hasmegaj -49 kg vend i 3-të
  11. Edina Balijaj -51 kg kampione
  12. Amber Mustafa -53 kg vend i 3-të
  13. Altin Lasku -57 kg vend i 3-të
  14. Enes Rako -65 kg vend i 3-të
  15. Ingrid Kthupi +59 kg vend i 3
  16. Saimir Trushi +65 kg vend i 3-të

Kategoria Te rinj

  1. Aron Duka -45 kg kampion
  2. Ensar Dani -48 kg vend i 3-të
  3. Isra Meta -49 kg kampione
  4. Ersi Ullishta -51 kg vend i 2-të
  5. Selma Uruçi -52 kg kampione
  6. Nesar Aruçi -63 kg vend i 3-të
  7. Irsa Osmanagiq -63 kg kampione
  8. Alesia Zefi -63 kg vend i 2-të
  9. Erdis Thelbi -78 kg vend i 2-të

Kategoria Te rritur

  1. Enisa Shabaj -57 kg kampione
  2. Ajla Maho -57 kg vend i 4-të
  3. Neriman Puka -57 kg vend i 3-të
  4. Edri Hoti -58 kg vend i 4-të
  5. Nejla Uruçi -62 kg vend i 2-të
  6. Esad Malaj -63 kg vend i 2-të
  7. Neual Uruçi -68 kg vend i 4-të
  8. Nikolin Perzefi -80 kg vend i 2-të
  9. Sidrit Efendi -87 kg vend i 2-të
  10. Andi Nela +87 kg vend i 2-të
  11. Realdi Rrotani +87 kg vend i 3-të.

 (Video) Pamje nga Kampionati Kombëtar i Taekwondosë, ku Vllaznia u shpall kampione për para të rinj, dhe nënkampione për të rinj dhe të rritur.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img