(Video)JO DOPING, SPORT I PASTËR!’, FSHF, seminar me KF Tiranën dhe FK Kukësin. Drejtuesja e OKAD: Mbështesim sportistët shqiptarë!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Departamenti i Mjekësisë në Federatën Shqiptare të Futbollit bëri bashkë këtë të mërkurë klubet e Tiranës dhe Kukësit, në kuadër të seminarit ‘Jo Doping, Sport i Pastër’, në bashkëpunim me Shoqatën e Mjekëve Sportivë dhe Organizatën Kombëtare Antidoping. Dopingu përkufizohet nga Agjencia Botërore Anti-Doping (ËADA) si një ose më shumë shkelje të rregullave anti-doping (ADRV).

Seminari i zhvilluar në ambientet e Shtëpisë së Futbollit bëri bashkë futbollistët dhe drejtuesit e klubeve të Tiranës dhe Kukësit, të cilët u njohën dhe u informuan mbi fenomenin e dopingut, që dëmton jo vetëm integritetin dhe vlerat e sportit, por edhe shëndetin e vetë sportistëve.

Në këtë seminar të parë, që do të vijojë edhe në ditët në vijim me klubet e tjera të kampionatit ‘Abissnet Superiore’ referoi Violeta Shqevi, e cila mban pozicionin e drejtueses së OKAD (Organizata Kombëtare Antidoping ALBANIA). Në një prononcim për fshf.org, znj.Shqevi shpjegoi se ky seminar është shumë i rëndësishëm për të informuar të gjithë sportistët mbi doping-un, se sa i dëmshëm është ky fenomen. Sakaq, nga ana tjetër, dy klubet u njohën edhe me të rejat lidhur me doping-un.

“Seminari i sotëm ‘Jo Doping, Sport i pastër’ zhvillohet në kuadër të programit vjetor të organizatës kombëtare ‘Anti-Doping’ të Shqipërisë, në bashkëpunim me Federatën e Futbollit, të mbështetur edhe nga UEFA. Ne dëshirojmë që të gjithë sportistët e vendit tonë të marrin informacionin e duhur në lidhje me dopingun në sport, me këtë fenomen, i cili dëmton rëndë integritetin e sportit, vlerat e sportit, si edhe shëndetin e sportistëve dhe shkon në kundërshtim me sportin e pastër.

Ky seminar zhvillohet pikërisht për të informuar sportistët, për t’i përditësuar me të gjitha të rejat që ndodhin në fushën e përditësimeve të listës së substancave doping, në fushën e testimit, investigimit, me shkeljet e reja anti-doping. Pavarësisht se vendi ynë, ashtu sikurse edhe vende të tjera, nuk ka laboratorë të akredituar nga ËADA, por testimet që kryhen nga organizata ndërkombëtare anti-doping, shkojnë në laboratorë të akredituar nga ËADA, siç ndodh me të gjithë sportistët e tjerë. Pra, fryma jonë është që t’i mbështesim sportistët, të dinë që ekzistojnë kontrolle edhe në Shqipëri, në çdo sport, jo vetëm në ato individuale, por edhe në ato kolektive, në sportin amator dhe atë profesionist” – tha për fshf.org, Violeta Shqevi, drejtuesja e OKAD në Shqipëri.

(Video) Seminari ‘Jo Doping, Sport i pastër’ zhvilluar në kuadër të programit vjetor të organizatës kombëtare ‘Anti-Doping’ të Shqipërisë, në bashkëpunim me Federatën e Futbollit

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Botërori 2026- Hap fals i Portugalisë. Skuadra e Ronaldos ndalet në një barazim 1-1 përballë Kongos në ndeshjen e parë të Grupit K

Portugali-Kongo 1-1(Shënues:Neves 6’/Uisa 45+5’) Portugali:Kosta,Kanselo,Veiga,Araujo,Mendes(Semedo 71),Vitinja(Ramos 83),Neves,Silva(Konseicao 46),Fernandes,Neto(Leao 71),Ronaldo. Trajner:Roberto Martinez Kongo:Nzau,Mbemba,Tuanzebe,Kapuadi,Bisaka(Kalulu 85),Mutusami,Mukau(Sadiki 57),E.Kajembe(Pikel 74),Masuaku(J.Kajembe 74),Bakambu(Banza 85),Uisa Trajner:Sebastian Desabre Portugalia e ka...
- Advertisement -spot_img