Java e pestë e Abisnet Superiore do të zhvillohet në tri ditë nga e premtja deri të dielën, me pesë përballje që pritet të sjellin rivalitet dhe garë të fortë për pikët.
Java do të nis të premten në orën 18:30 me sfidën Vllaznia-Teuta,një përballje interesante mes dy skuadrave që do të kërkojnë maksimumin me shkodranët që do të kenë edhe mbështetjen e publikut të tyre.
Të shtunën do të zhvillohen dy takime ku në orën 16:00 Vora do të pres Skënderbeun në një duel ku të dyja skuadrat synojnë tri pikët.
Më pas në orën 18:30 Dinamo do të përballet me Laçin, një nga ndeshjet që pritet të ofrojë shumë rivalitet.
Programi do të vazhdojë të dielën me dy përballjet e fundit ku në orën 16:00 Tirana do të pres Elbasanin një sfidë tradicionale që pritet me interes, ndërsa java do të mbyllet në orën 18:30 me duelin Egnatia-Partizani ku dy skuadra me pretendime do të kërkojnë pikët e plota.
Fatos LAMAJ


