Sunday, November 24, 2024

Prag java e 15-të e Superiores nën gjykimin e Fatos Lamajt

Lexo

Java e 15-të e kategorisë Superiore të futbollit shqiptar do të luhet këtë mesjavë e ndarë në dy ditë. Katër ndeshje janë planifikuar të mërkurën duke filluar nga ora 13.45, si dhe e fundit, derbi Partizani-Tirana, një ditë më pas, të enjten në ora 18.00.

Pragndeshjet e kësaj jave vijnë përmes një komenti të shkurtër nga ana e Fatos Lamajt, komentatorit sportiv nga Gjirokastra dhe bashkëpunëtor i Veriu Sport.

“Bylis- Vllaznia është një ndeshje ku Bylis vjen me oshilacione nga java në javë dhe kërkon t’i marrë pikë Vllaznisë që duket se ja ka marr dorën kreut. Bylis, ekipi që luan më tepër në krahët dhe sulmon nga krahët përballë Vllaznisë që në Shqipëri ka rikthyer tiki-taken e famshme. Vllaznia me artilerinë e rëndë kërkon të blindoj kreun dhe pse diferenca me ndjekesit është plus 9 pikë. Futbolli është i bukur, sepse nga java në javë ka supriza, Apolonia i largohet fundit ndërsa Skenderbeu dhe Kukësi në rënie të lirë. Tirana kërkon të mbaj trenin “Europë” ndërsa nga java në javë nuk është e njëjta. Teuta, Partizani dhe Laçi luftojnë për të arritur të dytët dhe pse jo, kush të jetë në Europë, ndërsa për Kastriotin nuk duket se do jetë e lehtë”, citon në komentin e tij për pragndeshjet e javës së 15-të, komentatori sportiv nga Gjirokastra, Fatos Lamaj.

 

E MËRKURË

KASTRIOTI-TEUTA ORA 13:45

LAÇI-SKËNDERBEU ORA 13:45

APOLONIA-KUKËSI ORA 13:45

BYLIS-VLLAZNIA ORA 13:45

E ENJTE

PARTIZANI-TIRANA ORA 18:00

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img