Sunday, November 24, 2024

Problematika e pragndeshjes, Kastrioti-Bylis. Flet Shefi i Shoqates se Arbitrave ne Shqiperi, Tahir Kastrati

Lexo

Ndeshja mes Kastriotit dhe Bylisit u shty diten e djeshme vetem pak ore para se te niste takimi. Ne nje komunikate per shtyp FSHF-ja theksoi se arbitrat e ndeshjes jane kercenuar me jete dhe ne te tilla kushte kan vendosur te  mos e zhvillojn kete ndeshje. Nje ngjarje jo e hijshme per futbollin shqiptar teksa u trondit jo pak. Arbitri qe do te gjykonte ne Kamez ishte zgjedhur Juxhin Xhaja i cili eshte kercenuar me jete per te favorizuar skuadren krutane. Ne lidhje me kete situate ka folur per mediat Shefi i Shoqates se Arbitrave ne Shqiperi Tahir Kastrati i cili zbuloi se çfar ka ndodhur ekzaktesisht.

Kercenimet ndaj arbitrave? “Familjar te arbitrit Juxhin Xhaja jane kercenuar me jete nga njerez prane klubit te Kastriotit dhe kemi vene ne dijeni institucionet perkatese duke vendosur te mos dalim ne kete takim. Eshte padyshim nje situate shume e rende dhe ne ditet ne vijim do te mblidhemi per te vendosur hapat qe do te ndiqen. Nuk perjashtohet mundesia qe ne si Shoqate te mos marim persiper arbitrimin e ndeshjeve te Kastriotit”.

Goli i anuluar i Laçit?

“Ne pergjithsi arbitrat ngurrojne ti denoncojne keto ngjarje, por kur mesuam sot per kercenimin ndaj Juxhin Xhajes doli ne pah edhe ky rasti i ndeshjes me Laçin. Eshte padyshim e rende pasi behet fjale per nje sport shume te bukur dhe nuk mund te vihet ne rrezik jeta e arbitrave qe shkojne per te bere punen e tyre”.

Çfarë do te ndodhe?  “Eshte nje ngjarje e rende dhe ne jemi padyshim bashke me FShF-ne. Kemi vene ne dijeni organet kompetente te cilave u takon te hetojne ngjarjen ne teresi. Në ditet e ardhshme do te kemi mundesi te flasim dhe te vendosim per hapat qe do te ndjekin”.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img