Monday, November 25, 2024

Kategoria e Parë-Fitojnë dy kryesuesit, Skënderbeu dhe Dinamo. Barazimi në Burrel i Flamurtarit e distancon në 4 dhe 5 pikë nga zona e Superiores

Lexo

Java e 23-të e Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë e parë, ka konfirmuar dy skuadrat e para të renditjes përsëri në atë pozicion. Bëhet fjalë për Skënderbeun dhe Dinamon, skuadra këto që i fituan ndeshjet e kësaj jave.

Të dyja skuadrat luajtën në fushat e tyre, korçaret mundën Korabin me rezultatin 2 me 0 falë dopietës së Temitopes, ndërkohë që Dinamovitët sfiduan Besën 1 me 0, me gol të shënuar nga Patrik Bardhi. Dy fitore  këto me “aromë” Superiore, pasi kryesojn ë tabelën e klasifikimit, Skënderbeu nme 45 pikë dhe Dinamo me 44.

Ndërkohë, skuadra e vendit të tretë, Flamurtari i Vlorës, me barazimin në Burrel, 0-0 është në kuotën e 40 pikëve duke u distancuar me 4 dhe 5 pikë nga dyshja kryesuese duke vënë në pikpyetje mundësinë e kualifikimit në kategorinë Superiore.

Në barazim, 0 me 0 është mbyllur edhe përballja, Tomorri-Apolonia. Ndërsa, dy skuadrat pritëse, Oriku dhe Besëlidhja janë mundur në shtëpi nga Turbina dhe Luzi 2008. Ndër to, fatale është humbja e lezhjanëve, të cilët me vetëm 17 pikë të grumbulluara mbeten të fundit në renditje drejt rënies nga kategoria.

Rezultatet e Javës së 23-të të KK të kategorisë së parë:

Skënderbeu – Korabi               2-0

Dinamo – Besa                        1-0

Burreli – Flamurtari                0-0

Tomori – Apolonia                 0-0

Besëlidhja – Luzi 2008            0-1

Oriku – Turbina                      0-1

Tërbuni – Lushnja                  0-3 (në tavolinë)

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img