Saturday, November 23, 2024

Andi Lila: “Gara është akoma e hapur, Tirana ka një ndeshje të vështirë në Shkodër”

Lexo

Ish-mbrojtësi i Kombëtares, Andi Lila ishte i pranishëm në studion e emisionit “Rubrika Sportive” në RTSH dhe ka komentuar javën e 28-të të Superiores. Ai ka analizuar largësinë prej pesë pikësh të krijuar mes kryesueses Tirana dhe ndjekësit më të afërt, Partizani, duke theksuar se asgjë nuk ka mbaruar:

Në këtë fazë të kampionatit, 5 pikë janë shumë, por kur kanë mbetur dhe shtatë ndeshje, mundësitë janë, gara është e hapur. Partizani ka mundësitë e saj, Tirana ka pesë pikë avantazh, ka një ndeshje të vështirë në Shkodër e më pas është derbi. Mund të them se Tirana ka një hap kampioni, por lojtarët e Partizanit nuk duhet të dekurajohen, sepse është dhe derbi përpara”.

Për Egnatian dhe Erzenin“Egnatia duhet inkurajuar, sepse luajti përballë Tiranës një ndeshje shumë të mirë, lojë sulmuese nga të gjitha krahët. Për të gjithë skuadrat, duhet të luajnë një futboll sulmues, si Egnatia. Edhe Erzeni na ka pëlqyer në këtë kampionat, sepse ka bërë lojë sulmuese”.

Loja e të kuqve  – “Colella ka vlerësimin maksimal, Partizani i ka imponuar lojën e tij çdo kundërshtari. Ka aktivizuar dhe lojtarët e rinj. Nuk kuptoj një gjë në fakt, pjesën e parë luan shumë mirë. Ndërkohë në pjesën e dytë bie. Por dua të them që gjithmonë skuadra fiton mesin e fushës. Mendoj se nuk duhet të humbasë besimin, sepse janë dhe 7 ndeshje, në fund bëhen llogaritë. I jap një notë pozitive”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img