Wednesday, December 11, 2024

Konferenca e Sportit, Erion Veliaj: Do rindërtojmë Pallatin i Sportit ‘Asllan Rusi’ dhe stadiumin ‘Selman Stërmasi’, po punojmë me Kosovën të organizojmë Lojërat Mesdhetare 2030

Lexo

Sot u zhvillua Konferenca Kombëtare e Sportit me temën “Arritjet dhe sfidat e sportit në Shqipëri”, e cila bashkon në një hapësirë diskutimi aktorët kryesorë të zhvillimit të sportit, partnerë lokalë e ndërkombëtarë, ekspertë dhe sportistë elitarë e të rinj. Fjalën e parë në këtë konferencë e mbajti Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi. Më pas folën edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Veliaj foli për arritjet e qeverisë dhe investime e bashkisë në botën e sportit, pa harruar premtimet për rikonstruktimin e “Selman Stërmasi” dhe pallatit të sportit “Asllan Rusi”.

“Ne do shihemi shumë herë bashkë, në Farkë për ata të notit, atletikës dhe biçikletës. Gjithashtu do shihemi për maratonën në tetor dhe të bëhemi gati pasi kjo maratonë do të sjellë pafundësi njerëzish. Bashkë me Fidelin po bëjmë përgatitje për bashkëpunim më Kosovën, që të jemi bashkëorganizatorë me Kosovën për Lojërat Mesdhetare të vitit 2030. Pastaj do shihemi tek parku i liqenit, kompeticioni i tenisit. 

Më pas do shihemi te pishinat pasi bashkia e mori dhe po bën më mirë se privati. Dhe në finale, ashtu siç ndodhi me Arenën Kombëtare, do të shihemi kur të hedhim themelet e dy investimeve gjigande siç janë ribërja nga fillimi i pallatit të sportit “Asllan Rusi” dhe stadiumit “Selam Stërmasi”.

Jam krenar për punën që ka bërë shoqja jonë Evisi. Ka qenë aktivistja kryesore që ka aktivizuar shkollat. Më vjrn mirë që shoh këtu FSHF dhe ka përfaqësi dinjitoze si Davide dhe përqaqësuesit e Lojërave Mesdhetare. Ju jemi shumë mirënjihës dhe jemi me fat që Edi Rama si sportist dhe basketbollist është gjithashtu Kryeministër.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img