Sunday, November 24, 2024

Futboll Moshat-Superliga. Një humbje dhe një barazim për Akademinë Vllaznia. Humb Vllaznia U17 dhe barazon Vllaznia, U19

Lexo

Një humbje dhe një barazim, është bilanci i ekipeve të Akademisë së Futbollit Vllaznia, për kategorinë e Superligës, U-17 dhe U-19. Mes tyre, ajo që të bën përshtypje është humbja e skuadrës së 17 vjeçarëve, të cilët vetëm pak ditë më parë u kthyen nga Italia me një trofe të fituar në Turneun Ndërkombëtar të Siçilisë. Por, në përballjen e kësaj jave, djemtë kuqeblu të drejtuar nga trajnerët Gilman Lika dhe Denis Zmijani kanë zhgënjyer duke u mundur me rezultatin e pastër, 3 me 0 nga Tirana.

Ballafaqimi në fjalë i luajtur në kryeqytet ka folur i tëri për skuadrën kryeqytetase, e cila ka arritur të kalojë në avantazh që në minutën e tetë. Kuqeblutë mundohen të reagojnë në kërkim të golit të barazimit, por ndëshkohen përsëri me gol në minutën e 23-të. 2 me 0 për Tiranën që mbyllë pjesën e parë me këtë rezultat.

Pritej që Vllaznia të reagonte në pjesën e dytë, por sërishmi është Tirana që shënon golin e tretë në minutën e 69-të, gol i cili qëndron në fuqi deri në fund të takimit duke fiksuar rezultatin 3-0 në fitim të bardhebluve.

Ndërkohë, sfida e kësaj jave për ekipin e Vllaznisë U-19 që drejtohet nga trajnerët Edmond Doçi dhe Malvin Macerovi, është luajtur në shtëpi duke pasur përballë Dinamon. I gjithë takimi ka përfunduar me rezultatin e barabartë, 1 me 1, ku pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0 me 1 në favor të ekipit mysafir të Dinamos me gol të shënuar në minutën e 34-t nga Këndezi.

Reagimi i Vllaznisë ka qënë i menjëhershëm që në pjesën e parë, por goli i barazimit është arritur të shënohet në minutën e 56-të të pjesës së dytë me autor, kapitenin William Cungu.

19 vjeçarët kuqeblu vijojnë të luajnë mirë edhe në minutat e pas shënimit të golit të barazimit, por edhe pse epërsia dhe presioni në portën mike ishte i dukshëm, nuk kishte më gol në këtë ndeshje. Kështu, rezultati përfundimtar ishte 1-1 duke bërë që dy skuadrat të merrnin nga një pikë në këtë sfidë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img