Tuesday, May 21, 2024

(Video) Superliga U21. Vllaznia mund Partizanin 3-1, titulli kampion shumë pranë

Lexo

Vllaznia U21-Partizani U21  3-1

(Shënues: Alivoda 15’, Pjeshka 45’, Dulaj 62’/Dragaj’ 11’)

Vllaznia U21: Shkoza, Pusi, Paloka, Shimaj, Delaj, Dulaj, Pjeshka, Alivoda, Peku, Spahia, Shpuza.(U aktivizuan: Maliqi, Xhilaj, Bushaj). Trajner: Elvis Plori.

Partizani U21: Tahiri, Koni, Sembene, Markoçi, Zekolli, Hodo, Bircaj, Vrenozi, Hidri, Cela, Dragaj.(U aktivizuan: Greca, Stafa, Januzi,Nako, Zijaj). Trajner: Gerd Haxhiu.

Gjytarë: K. Shahini, K. Prenga, E. Kapxhiu, E. Pjetrushaj, S. Abdyli

Java e 22-të e Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë e Superligës U21, ndeshjen kryesore ka rezervuar ta luajë në Shkodër në mes Vllaznisë vendase dhe Partizanit mysafir, sfidë ko e zhvilluar pasditen e sotme në stadiumin “Reshit Rusi” të qytetit të Shkodrës. Jo vetëm dy ekipe tradite në futbollin shqiptar, por krahas kësaj edhe dy nga pretendentët për fitimin e titullit kampion, së bashku me Bylisin kampion në fuqi dhe kryesues i kësaj kategorie.

Ballafaqimi bëhej edhe më interesant, kur javën e  kaluar, ishte Partizani që mundi Bylisin duke bërë një rrugë e dy punë, frenimin e skuadrës ballshiote, kryesuese e kampionatit, por në të njëjtën kohë, duke u futur edhe ai vetë në luftë për trofeun.

Por, më e fituar në këtë mes doli Vllaznia, së cilës iu krijua hapësira që me një fitore ndaj të kuqve të merrte kryesimin e kampionatit. Kuqeblutë nuk u befasuan kur u ndëshkuan në minutën e 11-të nga një banor i Malësisë së Madhe si Klevis Dragaj, që ka zgjedhur kryeqytetin për vazhdimin e karrieres së tij sportive.

Vetëm 4 minuta ka zgjatur festa e Partizanit, sepse, ka qënë Rejan Alivoda, futbollisti i ardhur nga ekipi i parë i Superiores, që shenon golin e barazimit. Por, në këtë ndeshje të rëndëisshme për Vllazninë U21, nga skuadra kanë ardhur edhe Delaj, Pjeshka, Spahia, të cilët së bashku me kontigjentin tjetër të skuadrës, Shkoza, Pusi, Paloka, Shimaj, Dulaj, Peku, Shpuza, arrijnë të shënojnë edhe dy herë të tjera në portën e Partizanit. Fillimisht me anë të Paulo Pjeshkës në minutën  e 45-të që i jep kryesimin, si dhe më pas me Elidon Dulajn në të 62-tën duke fiksuar rezultatin e përgjithshëm, 3 me 1 në favor të Vllaznisë.

Një fitore kjo që e katapulton skuadrën kuqeblu të drejtuar nga trajneri Elvis Plori në vendin e parë të kampionatit të 21 vjeçarëve me 30 pikë në dispozicion duke zbritur nga froni Bylisin që tashmë ka 28 pikë. Ndërkohë, me këtë humbje, Partizani i drejtuar nga trajneri Gerti Haxhiu mbetet në vendin e tretë me 24 pikë.

(Video) Pamje nga ndeshja, Vllaznia U21-Partizani U21, 3-1. Superliga-java e 22-të)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img