Zelimkan Abakarov është nënkampion europe për Shqipërinë në mundjen e lirë në peshën deri në 61 kilogram. Gjithçka ka ndodhur në Europianin e Zagrebit, ndërsa në finale, Abakarov është mundur 5-2 nga armeni Harutyunian. Në fakt është sukses për të dhe mundjen shqiptare, ndërsa Abakarov, në harkun kohor të një vit, ka sjellë katër medalje të mëdha për kuqezinjtë. Dy të arta në Lojërat Mesdhetare në Oran dhe në Kampionatin Botëror të Beograd, si dhe dy të argjendta nga Lojërat e Solidaritetit Olimpik në Konia dhe nga Europiani i Zagrebit. Një sukses që garanton se i tillë do të jetë dhe në aktivitetet e tjera, pa thënë se që tani ka të sigurtë pjesëmarrjen me normë kualifikimi në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Sakaq për femra, Albina Drazhi në peshën deri në 68 kilogram ka kaluar raundin e parë, teksa ka fituar me faull ndaj lituanezez Damite Domikaityte, por më pas është mundur nga çekja Hanzliçkova 10-0. Tanimë për mundjen në Europianin e Zagrebit, kjo në stilin klasik, kanë mbetur Bajram Sina në peshën 60 kilogram dhe Kevin Kupi në peshën 77 kilogram. Veçse medalja e argjendtë e Abakarov justifikon pjesëmarrjen e të gjithë mundjes shqiptare në Zagreb.