Klasikja e futbollist shqiptar, Vllaznia-Tirana, takim që do të luhet sot në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 18:00 për llogari të javës së 30-të të Superiores është padyshim ndeshja më e rendësishme e javës së 30-të të Abissnet Superiore.
Një supersfidë, e cila po pritet me shumë interes, jo vetëm nga tifozëria shkodrane, e cila ka premtuar mbështetje të fuqishme për skuadrën e zemrës Vllaznia, por në të nëjtën kohë edhe nga ajo e kryeqytetit.
Nga sa bëhet e ditur, tifogrupi besnik i kampionëve në fuqi, “Tirona Fanatics”, ka bërë thirrje në rrjete sociale për mbështetje masive të ekipit. “Kryeqyteti drejt shkodres! Shperndaje, postoje, lajmero ke te mundesh…te shtunen ikim drejt shkodres . Te shtunen ne oren 15:30 i gjithe Kryeqyteti ne mbeshtetje te identitetit dhe ngjyrave bardheblu. Arsye per mungesa nuk ka, shkojme bashke per te mbeshtetur TIRONEN e per te marr 3 pike jetesore ne luften per titullin e 30-te kampion! Skuadra ka nevoje per ne, Tirona ka nevoje per ne! te Shtunen, vetem per TIRONEN.”-thuhet ndër të tjera në njoftimin e bërë nga tifogrupi, “Tirona Fanatics”.