Saturday, November 23, 2024

Tottenham shkarkon Stellinin pas disfatës me Newcastle

Lexo

Cristian Stellini nuk është më trajner i Tottenham. Aventura e tij në stolin e Totenhemit duket se ka qenë më e shkurtër seç pritej, me italianin që është shkarkuar nga klubi pas disfatës së turpshme në fundjavë kundër Newcastle me rezultatin 6-1.

Italiani mori frenat e ekipit pas largimit të Contes, por nuk ia doli dot të bëjë ndryshimin, teksa vijuan edhe më tej rezultatet e dobëta. Spërsat i besuan italianit deri në fund të sezonit, por vetëm katër pikë të grumbulluara në katër ndeshje nuk kanë mjaftuar për t’ia besuar këtë punë deri në fund. Kështu trajneri i dytë i përkohshëm i Totenhemit për këtë sezon do të jetë Rajan Mejsën, me objektivin për të ruajtur vendin në Kupat e Europës.

Tottenham renditet në vendin e pestë me 53 pikë. Ndeshja e radhës është ndaj Manchester United, një dështim do të thotë pothuajse mos-pjesëmarrje në Champions League.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img