Friday, April 19, 2024

(Video) Tjetër sukses i Mikela Skandajt. Karatesitja shqiptare me banim në Itali, rrëmben 4 Medalje të Arta në Turneun Ndërkombëtar të Veronas. Gati për Kampionatin Botëror të Skocisë

Lexo

Karateistja e talentuar shqiptare, Mikela Skandaj, vazhdon të shkëlqejë në konkurimet e saj të niveleve ndërkombëtare. Siç është bërë me dije edhe më herët, Mikela, e cila nuk është shumë se 13 vjeçe, me origjinë nga fshati Baqel në Lezhë, por e lindur dhe rritur në Itali, ka marrë vemendjen e strukturave të Arteve Marciale në Itali dhe në rang ndërkombëtar.

Suksesi i fundit është ai i regjistruar në Turneun Ndërkomëbar të Veronas, ku morën pjese rreth 300 atletë nga disa qytete të Italisë, si dhe nga rajoni përreth. Konkurimi i Mikeles në këtë aktivitet ishte në disiplinat, kata dhe kumite individuale, si dhe me skuadren e saj duke treguar klasin e saj të lartë gjithnjë në rritje.

Me atë që arriti të demonstrojë në duelet e tapetit të Veronas, Mikela tregoi edhe një herë tjetër se është një kampione e madhe dhe që pretendon shumë në të ardhmen që ka përpara.

Konkretisht, shqiptarja e Italisë, Mikela Skandaj, e cila mbështetet fuqishëm nga babai i saj i pasionuar pas sportit, Angjelin Skandaj, arriti që të fitojë në këtë aktivitet, tre medalje të arta. Por, nuk mbaron këtu, sepse në vazhdim të aktivitetit, Mikela do të fitonte edhe një medalje tjetër të artë. Edhe pse në moshën 13 vjeçare, duke njohur mjaft mirë forcën dhe aftësitë e Mikeles, trajnieri i saj vendosi ta aktivizojë sportisten e tij në një kategori më të lartë duke e vënë përballë konkurenteve me moshë më të madhe 15 vjeçare, në një tjetër gare jashtë programit të miratuar më herët.

Arsyeja, se përse trajneri i saj italian vendosi ta aktivizojë Mikelen në kategorinë e 15 vjeçareve ka të bëjë se ai është duke e parapërgatitur atë që të jetë konkurente në Kampionatin Botëror të Karatesë që do të zhvillohet së shpejti në Skoci. Dhe, testi i trajnerit italian doli me shumë sukses, sepse, Mikela shkëlqeu edhe në këtë kategori më të lartë se mosha e saj duke fituar një tjetër medalje, e cila sipas radhës mbërrin në kuotën e  44-të medalje të arta në total.

(Video) Pamje nga Turneu Ndërkombëtar i karatesë nëVerona Itali- ku shqiptarja Mikela Skandaj fitoi 4 Medaljeve të Arta

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img