Sunday, November 24, 2024

Fatos Lamaj, tifozi nga Gjirokastra që dashuron Vllazninë. Rrrëfimi i pasionantit të sportit, që preferon edhe gazetarinë sportive

Lexo

Në Shkodër e njohin të gjithë, sportistët, trajnerët, drejtuesit e Vllaznisë, tifozëria shkodrane, por edhe komuniteti mediatik, ku ai po afirmohet nga dita në ditë si komentator sportiv i Radios si dhe në shtypin e shkruar. Bëhet fjalë për Fatos Lamajn, gjirokastritin që është i dashuruar me Shkodrën dhe Vllazninë. Brenda pak ditëve, ai ishte i pranishëm në stadiumin “Loro Boriçi” duke ndjekur dy ndeshjet e fundit, Vllaznia-Tirana 0-1 për Kampionat dhe Vllaznia-Egnatia 1-1 për Kupë, ndërkohë që ai e ndjek skuadrën kuqeblu edhe në të gjitha stadiumet e Shqipërisë.  Në një rrëfim për Veriu Sport, Fatos Lamaj, përcjellë kujtimet e tij, që nga njohjet e para me kuqeblutë e vitit 2018 dhe deri më tani.

……..

…”Te dashurosh futbollin eshte nje ndjesi e vecante, sepse ai eshte sporti me i bukur ne bote. Por ne Shqiperi jane te pakte njerezit si une qe kam prekur ne 95% te stadiumeve ne Shqiperi ne te gjitha kategorite. Para 5 vitesh ne daten 25 shkurt 2018 mbaj mend ndeshjen time te pare ne Gjirokaster duke ndjekur Vllaznine ne barazimin 0-0 me Luftetarin ku ekipi shkodran drejtohej aso kohe nga Ernest Gjoka.

Nje ekip komod ku loja e mire organizuar me beri per vete dhe doja qe te shikoja ne vijmesi lojen e Vllaznise. Lojtaret e atij viti te Vllaznia si Sherri, Vucaj, Lika,  Sukaj, Orelesi, Çinari etj, me kane pergezuar per njohjen time ne lidhje me lojtaret. Me ftuan dhe ne ndeshje te tjera per t’i pare dhe qe aty nisi rrugetimi im si tifoz i Vllaznise. Pas nje viti kam qene ne ndeshjen e pare ne Shkoder, tashme Vllaznia-Partizani 1-0 me gol te Gilman Likes me penallti, ku e kam ndjekur nga tribuna e gazetarve ne “Loro Boriçi”.

Emocionet qe kam perjetuar qe nga ndeshja e pare me Luftetarin e deri tek e fundit dje me Egnatian, s’do i harroj kurre. Kame qare nga gezimi dhe nga hidherimi, kam ndare gjithcka me familjen time dhe per Vllaznine.

Per mua si Fatos, Vllaznia eshte jete, le te humbas, le te fitoj, le te bjer nga kategoria apo dhe te mar pjese ne kompeticionet madhore dhe ta di se vdes nje dite, Vllaznine dhe familjen une i kam nje. Kam patur kenaqesine qe ta ndjek Vllaznine dhe ne ditet me shi dhe ne ditet me diell, madje para dy vitesh gjate periudhes se pandemis kam qene ne nje nate me shi per te ndjekur ndeshjen Vllaznia-Teuta, cka me afroi me teper dhe me tifozet shkodran.

Njohja me tifozet ishte gjeja me e bukur ne gjithe periudhen time si tifoz i Vllaznise. Kemi ndare emocionet, qofte nga “Loro Boriçi”, apo nga Kamza, Ballshi, Fieri e deri ne Tirane. Kete emocion te perjetuar ne keto 5 vite veshtire se mund ti perjetoj me ekip tjeter.

Pertej ketij rrugetimi te bukur kam ne kujtes nje incident te vogel qe u rregullua shum shpejt. Si nje ndjekes i rregullt i ekipit ne nje grup ne rrjetet sociale jepja mendime per mire apo per keq dhe gjate sezonit veror mberrij ne Shkoder ku zhvillohej nje miqesore Vllaznia-Terbuni 1-0 me gol te Liridon Latifit me penallti. Aty nje person eshte munduar te me nxjerr jashte nga stadiumi vetem se kam thene mendimin tim personal pa cenuar askend, por megjithate nderhyrja e presidentit Alban Xhaferi beri qe te sqaroheshim aty per aty dhe te mbyllej gjithcka me konsensus.

Une s’jam thjesht nje tifoz dosido, dhe ne Shkoder kete e dine mire, sepse kushtet financiare s’jane forte te mira, por une jam munduar qe te mbledh leket pak nga pak per te ndjekur Vllaznine hap pas hapi ne shume stadium”….

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img