Saturday, July 27, 2024

Basketboll/Tirana rihap garën për titull, Bilali: “Vuajtëm presionin e finales, kemi besim të plotë se shpallemi kampion”

Lexo

Tirana në basketboll për meshkuj fitoi mbrëmjen e djeshme finalen e tretë play off me rezultatin 76-63 ndaj Besëlidhjes, duke rihapur kështu garën për titull. Ndeshja u luajt në pallatin e sportit “Asllan Rusi”  i mbushur plot pas një kohe shumë të gjatë. Sfida u vendos në periodën e katërt ku bardheblutë u shkëputën mjaftueshëm me pikë dhe fituan ndeshjen. 

Afrim Bilali, trajneri i Besëlidhjes, deklaroi pas ndeshjes ndaj Tiranës se skuadrës së tij nuk i funksionoi mirë sulmi dhe se gabimet e shumta rezultuan decizive në rezultatin përfundimtar të takimit.

“Ka qenë një ndeshje e bukur, ku lojtarët tanë u treguan mjaft aktivë në fraksionin e parë, por më pas shumë herë kemi gabuar. Sot skuadra vuajti presionin e finales. Nuk na funksionoi mirë sulmi, le të themi që nuk ishim në ditë të mirë. Megjithatë ka qenë edhe mbrojtja e Tiranës që ishte më e hekurt. Mund të them se sot fitoi basketbolli, me gjithë këtë atmosferë. Ne dëshironin ta mbyllnim që këtu, por nuk qe e mundur, sepse gabuam shumë edhe në goditjet në tabelë. Sigurisht kjo nuk do të thotë se Besëlidhja do të heqë dorë nga titulli, pasi kemi pësuar vetëm humbjen e parë. Përkundrazi, kemi besim të plotë se ky trofe do t’i takojë Besëlidhjes dhe se do të mundohemi që në finalen e së dielës të shpallemi kampionë”, deklaroi trajneri Bilali.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img