Monday, November 25, 2024

Ngjarja e rëndë në volejbollin e vajzave, FSHV e përjashton përgjithmonë pas shuplakës, reagon trajneri Romeo Xega

Lexo

Një incident i shëmtuar është regjistruar në ndeshjen e volejbollit për femra U-18 mes Skënderbeut dhe Dinamos. Trajneri i skuadrës korçare, Romeo Xeka, gjatë pushimit i qëllon me shuplakë njërës prej volejbollisteve.

Pas këtij veprimi që mori dhenë në të gjitha rrjetet sociale ditën e sotme, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Volejbollit ka shqyrtuar pamjet filmike dhe ka hetuar situatën, dhe kështu ka marrë një vendim për trajnerin Romeo Xega.

Vendimi:

“Federata Shqiptare e Volejbollit nëpërmjet Komitetit Ekzekutiv reagon ashpër duke e konsideruar veprim të paprecedent dhunën fizike e psikologjike të ushtruar ndaj lojtareve të Korça Volley përgjatë pushimeve të lojës nga trajneri i tyre Z. Romeo Xega, i cili ka qenë disa herë objekt i Komisionit të Disiplinës pranë FSHV-së, ku është penalizuar e dënuar me masa të ndryshme disiplinore bazuar në Rregulloren e Brendshme dhe Kodin e Etikës e Disiplonës të FSHV-së.
Komiteti Ekzekutiv vendosi:
– Z. Romeo Xega i hiqet licensa e Federatës Shqiptare të Volejbollit dhe përjashtohet përgjithmonë nga e drejta zyrtare për të ushtruar, drejtuar e trajnuar çdo lloj ekipi pjesë e aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombetare të FSHV-së.
Federata Shqiptare e Volejbollit është konsekuente të zbatoj me përpikmëri e të ndëshkoj këdo që thyen Kodin e Etikës e Disiplinës dhe Rregulloren Brendshme duke denigruar figurën e sportit e duke prishur imazhin e lojës së volejbollit.
FSHV”

Pas këtij vendimi, ka reaguar në rrjete sociale vetë trajneri.

Postimi i plotë:

“Te dashur miq ,tranjere dhe dashamires te volejbollit .Duke mare shkas nga portalet e shumta te cilet kane permendur emri tim dhe te ekipit qe une drejtoj,dhe duke krijuar kaq probleme e ndjej detyrim moral si prind ,tranjer edukator ,mesuese .

Tju kerkoj falje per shqetesimin qe u krijua per te gjithe ne ,mua lojtareve opinjonit publik. Dhe qe ne takimi final diten e diele nuk do ta drejtoj  po do jem ne postin e spektatorit  ekipi qe une drejtoj do ta luaj takimin pa tranjer ne shenje falje pendese  .

Sot ne Report Tv-dhe Top Media nje interviste  sqaruese per kete problem. Forca Cuna dua fitore nje beteje e fundit vete ju ulkonjat e Korca Volley”, shkruan Xega.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img