Kastrioti dhe Vllaznia u ndalën në një barazim 2-2 në një ndeshje dramatike, e vlefshme për javën e 32-të të Superiores. Një barazim që lë përsëri në vendin e fundit krutanët. Për “Oversport Emiliano Çela do të deklaronte se:
“Kastriotit sot nuk i mungoi asgjë. Lojtarët dhanë maksimumin. U munduam të bëjmë atë që kemi bërë në stërvitje. Pësuam një gol aksidental. Pastaj gjetëm forcat dhe barazuam. Punuam diçka në pushimin ndërmjet pjesëve. Siç e patë edhe vetë, çdo gjë u bë emocionale. Ekipet shkuan të dyja të hapura. Jam i kënaqur me djemtë e mi. Dhanë maksimumin. Mendoj se mund të meritonim më shumë nëse do të ishim të kujdesshëm. Barazimi ishte rezultati më i drejtë.
Eksperimentet? Deri në arbitrat mos të na japin më kartonë të kuq. Në ndeshjen tjetër do të fusim lojtarët e tjerë. Dua të përgëzoj Enea Jorgjin, më i miri në Shqipëri. Është i gjyqtar që të sjell qetësi. Më të mirët në Shqipëri bashkë me Juxhin Xhajën. Tirana bën golin dhe kartonin i marrim ne, pavarësisht se provokojnë atë. Ata s’u dënua askush. Sot futëm një djalë të ri që bëri një ndeshje të mirë. Bejzaden e futëm sot qendërmbrojtës. Për një lojtar të ri dhe pa eksperiencë, të luajë në një rol jonatyral është shumë e vështirë. Ka bërë një ndeshje shumë të mirë”, tha ai.