Tuesday, November 26, 2024

Humbja me Partizanin, zhyt Kukësin në telashet e mbijeteses, por trajneri Hallaçi beson te skuadra në ndeshjet e ardhshme

Lexo

“Të vjen keq, skuadra nuk e filloi keq lojën. Shënuam gol. Kemi një problem kur pësojmë gol, e kemi të vështirë të reagojmë. Partizani është skuadër që kërkon me patjetër fitoren, pasi kërkon vendin e parë, por edhe ne jemi për mbijetesë.

Në momentin që goditet porta duhet ti shoqërojmë lojtarët. Duhet të ishim më të kujdesshëm edhe te penalltitë. Po të shënonim gol në pjesën e dytë mund të hapej loja. Po na vështirësohen gjërat, jemi në siklet të madh, duke qenë se nga java në javë nuk po marrim dot pikë.

Herë pas here kemi folur që duhet sakrificë dhe forcë e madhe, është e vështirë në të kundër të marrësh rezultat pozitiv. Kishim vështirësi, kundërshtari sulmoi dhe na vuri në vështirësi. Duhet më shumë grintë, sepse nuk mjafton, loja e bukur.

Duhet të jemi të kënaqur vetëm kur të marrim rezultate pozitive. Jemi shumë larg asaj që kemi kërkuar. Pres më shumë nga disa lojtarë. Kur shënojmë gol, duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Vuajtëm shumë dhe mund të pësonim edhe gol tjetër. Skuadra prodhoi u mundua, por nuk mjafton loja e bukur. Tani duhet diçka tjetër, grintë, forcë shumë e madhe për të shpëtuar skuadrën.

Unë kam folur me portierët, Tafas ka qenë i dëmtuar, kishim si portier të parë Halimi. Ia kisha premtuar Halimit, që do ta riktheja në portë. Janë kuptuar mirë portierat”, u shpreh Hallaçi.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img