Saturday, August 23, 2025

Futboll Femra-Vllaznia drejt rekordit Guinness! Kuqeblutë mundin Kinostudion 15-0 me 14 gola të Megi Doçit dhe 1 Kodrës. Fitorja e 16-të radhazi, golaverazhi 122-0

Lexo

Vllaznia-Kinostudio  15-0

(Shënues: Doçi  1’, 12’, 17’, 40’, 44’, 45’, 56’, 57’, 62’, 63’, 73’, 77’, 78’, 87’, Kodra 44’,)

Vllaznia në futboll për femra po shkon drejt rekordit Guinness! Shifrat e arritura gjatë këtij sezoni janë të jashtëzakonshme: 16 ndeshje, 16 fitore, 122 gola të shënuar dhe 0 të pësuar.  Shifra këto, të cilat pritet të shënojnë rritje akoma më shumë, pasi Kampionati Kombëtar i  futbollit për femra don edhe dy javë për të përfunduar.

Fitorja e fundit është realizuar sot në kuadrin e javës së 16-të të Kampionatit Kombëtar, teksa skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka ka fituar me rezultatin e thellë 15 me 0.

Përpos 15 golave të shënuar në portën kundërshtare, që e çojnë bilancin në shifrat super rekord, 122 gola të shënuar dhe 0 të pësuar, e veçanta e këtij takimi është se 14 prej tyre janë shënuar nga goleadorja e talentuar e Vllaznisë dhe ekipit kombëtar, Megi Doçi, ndërkohë një tjetër i takon Arlinda Kodrës.

Pas kësaj jave, Vllaznia vazhdon të jetë në krye të tabelës së klasifikimit me 48 pikë të plota, e ndjekur me tre pikë më pak nga Tirana, e cila edhe ajo nga ana e saj fitoi me rezultat te thellë 0-15 në përballjen e transfertës me Lushnjen.

Në ndeshjet e tjera, Apolonia fitoi në transfertë me Skënderbeun 0-13, Partizani mundi Kukësin, 5-0, ndërkohë që Laçi mundi në transfertë Teutën 0-2.

 

Nuk zhgënjeu as Apolonia me Partizanin. Fieraket mundën me rezultatin 13-0 në ndeshjen e zhvilluar ditën e shtunë në Korçë. Partizani mposhti sot Kukësin në shtëpi me shifrat 5-0, duke marrë tre pikë të rëndësishme, që e mbajnë në vendin e katërt në kampionat.

Një fitore të vlefshme mori edhe Laçi në Durrës. Laçjanet triumfuan me rezultatin 2-0, duke ruajtur vendin e gjashtë në kampionat, me katër pikë më shumë se Teuta.

Rezultatet e javës së 16-të të Kampionatit Kombëtarër të futbollit femra

Vllaznia 15-0 Kinostudio

Skënderbeu 0-13 Apolonia

Lushnja 0-15 Tirana

Partizani 5-0 Kukësi

KF Teuta 0-2 Laçi

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Kategoria e Parë-Gjirokastritët nuk ruajnë avantazhin e Stërling, dibranët barazojnë me Xhikën duke e mbyllur në 1-1

Luftëtari-Korabi 1-1  Golat:Stërling 47/Xhika 52 Kartonë të verdhë:Ramadani 21/Goga 2,Marku 60,Mziu 70 Luftëtari:Moreno,Lala,Zaimi,Çulli,Ziaj(Tabaku 46),Isteri(S.Puci 90),Ramadani,Tuni(Mukoj 61),Stërling(Mërkuri 61),Zani,Diamanti(Cereni 61) Trajner:Besmir Shabani (Në stol:Mamadov,Solomon,Th.Puci,Çelkupa) Korabi:Mehidri,Goga(Zeqiraj...
- Advertisement -spot_img