Monday, November 25, 2024

Dinamo & Skënderbeu, garë e hapur për titullin kampion në Kategorinë e Parë, të enjten verdikti final

Lexo

Kategoria e Parë do të japë verdiktet finale të kampionatit ditën e enjte. Të gjitha sfidat e këtij edicioni futbollistik janë planifikuar të luhen pasditen e nesërme, në të njëjtën orë, 16:00. Skënderbeu dhe Dinamo e kanë siguruar tashmë ngjitjen në kampionatin ‘Abissnet Superiore’ për në sezonin futbollistik 2023-2024, ndërsa titulli kampion mbetet për t’u përcaktuar nesër.

Dinamo do të udhëtojë drejt Luzit, ku do të përballet me ekipin e Luzit 2008. Fitorja është detyrim për dinamovitët, të cilët duhet gjithashtu të shpresojnë te një barazim apo humbje e Skënderbeut për të siguruar vendin e parë dhe titullin kampion të Kategorisë së Parë.

Sakaq, korçarët do të luajnë kundër Lushnjes në stadiumin ‘Roza Haxhiu’ dhe do të kërkojnë ta mbyllin me fitore këtë sezon futbollistik. Aktualisht, Skënderbeu renditet në vendin e parë me 48 pikë, një pikë më shumë se Dinamo.

Në takimet e tjera të javës së fundit të  kampionatit të Kategorisë së Parë, Flamurtari do të presë në shtëpi ekipin e Apolonisë. Një ndeshje që pritet të dhurojë spektakël, teksa vlonjatët duan të blindojnë vendin e tretë. Fierakët kërkojnë të pozicionohen në vendin e katërt, duke shpresuar edhe te një gabim i Tomorit që përballet në këtë javë të fundit me Turbinën. Besa luan ndaj Burrelit të enjten, ndërsa Korabi pret në shtëpi ekipin e Besëlidhjes e vendit të fundit.

Ndeshjet e javës së 26-të të kampionatit të Kategorisë së Parë:

Luzi 2008 – FC Dinamo, ora 16:00, 16.05.2023

FC Lushnja – KF Skënderbeu, ora 16:00, 16.05.2023

FC Besa – KF Burreli, ora 16:00, 16.05.2023

KF Turbina – FK Tomorri, ora 16:00, 16.05.2023

KS Korabi – Besëlidhja, ora 16:00, 16.05.2023

Flamurtari FC – FK Apolonia, ora 16:00, 16.05.2023

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img