Wednesday, April 24, 2024

Sfida Vllaznia-Teuta, live sot në RTSH Sport

Lexo

Vllaznia–Teuta është sfida që luhet sot për vendin e katërt e “Abissnet Superiore”. Të dyja skuadrat kanë pasur ulje-ngritje këtë sezon dhe tashmë kërkojnë ta shpëtojnë sezonin duke kapur Europën. Ndeshja do të transmetohet sot në orën 15:00 në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Ekipi shkodran ka harruar shijen e fitores pasi nuk merr tri pikët në një ndeshje që prej datës 9 prill. E fundit ndaj Erzenit, 3-1, dhe më pas kanë ardhur dy humbje e po aq barazime. Për këtë arsye takimi i sotëm nuk vlen vetëm për të mbajtur gjallë aspiratat për tu kualifikuar në Europë, por edhe për të prishur një seri të tillë negative rrezultatesh të një ekipi të ndërtuar për trofe.

Nga ana tjetër edhe Teuta, e cila deri një javë më parë luftonte për të shpëtuar nga rënia nga kategoria tani, me një pikë më pak se Vllaznia, ëndërron futjen në luftë për një vend në eliminatoret e Ligës së Konferencës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img